Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte e humbet totalisht per nje cast, fillon te flase si tranjer i Interit: “Kemi bere nje goditje te madhe…”

Conte e humbet totalisht per nje cast, fillon te flase si tranjer i Interit: “Kemi bere nje goditje te madhe…”
Inter Club Staff

Ne diten e debutimit te tij si opinionist tv, Antonio Conte, ish-tranjer i Interit, ne studiot e Sky Sport ka folur per disa nga ish-lojtaret e tij qe ka stervitur deri para pak muajsh tek Interi.

“Chelsea ka gjetur ekuilibrin e duhur me Lukakun. Bashke e PSG, Manchester City dhe Bayern Munich jane favoritet kryesore per Champions League.”

“Hakimi? Ne dy ndeshjet me Real Madrid ai e pesoi. Endrra e tij eshte qe te rikthehet atje dhe te luaje si protagonist.”

“Ka punuar shume qe prej atij gabimi ne Madrid. E ka kuptuar se duhet te beje me shume, nuk mjaftonte vetem sulmi.”

“Disa pankina i kane sherbyer per ta kuptuar kete gje. Eshte nje profesionist i madh. Nese arrin te permiresohet edhe ne pasimin e fundit, behet dicka komplet tjeter, nje crack.”

“Dumfries? Mendoj se Interi ka bere nje goditje te madhe. Kemi bere nje goditje te madhe sepse kemi marre nje lojtar te rendesishem.”

Pikerisht ne kete moment Di Marzio ka nderhyre dhe i ka thene Contes qe sapo ka bere nje gabim: ka folur ende si tranjer i Interit. Conte e ka pranuar ‘fajin’ mes te qeshurash, dhe ka treguar se nga rrjedh ky gabim:

“Me siguri ka shume ndenje ende. Kane qene dy vite shume te bukura. Intensiv dhe me kujtime plot.”

“Une i uroj te gjithe te mirat Interit. Shpresoj shume qe te beje edhe me mire nga sa ka bere ne keto dy sezone ku kam qene une.”

“Duke u rikthyer te Dumfries mendoj se mund te jete nje zevendesues shume i mire i Hakimit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.