Conte flet perseri: “Tek Interi nuk kam vetem nje kujtim te bukur. Me kujtohet se qe ne momentin kur vajta…”
Antonio Conte, ish-tranjer i Interit, tani ne krye te Tottenham, ka marre dje cmimin si tranjeri i vitit nga Gazzetta Sports Awards.
Me kete rast, ai eshte rikthyer te flase perseri per Interin dhe per ate qe ndodhi ne dy sezonet e tij te fundit ne Serie A.
“Kujtimet me te bukura? Tek Interi nuk kam vetem nje kujtim te bukur. Me kujtohet se qe ne momentin kur vajta e deri kur u largova.”
“Kam dy sezone te plota me kujtime te bukura tek Interi. E mbaj mend kete eksperience qe ne diten e pare e deri tek dita e fundit.”
“Klubi me ka kerkuar direkt qe te rikthehej aty ku e meritonte dhe qe une te ndryshoja historine qe shikonte Juventusin dominuese te sigurt.”
“Na u deshen dy vite, por ja dolem bukur te gjithe bashke: drejtues, staf, lojtare dhe tifoze. Jam shume i lumtur per kete.”
“Eshte nje motiv krenarie sepse hodhem ne tapet Juventusin qe po dominonte ne Itali e ndoshta do te dominonte per vite.”
“Ashtu si e thashe, i gjithe rrugetimi tek Interi ka qene i bukur per mua, nuk mund te vecoj ndonje moment ne vecanti.”