Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fitimet e Interit ne 2013: -31.8 Milion ne krahasim me 2012. Por ana komerciale po i afrohet…

Fitimet e Interit ne 2013: -31.8 Milion ne krahasim me 2012. Por ana komerciale po i afrohet…
Inter Club Staff

Llogarite financiare te Interit vazhdojne te mos pesojne rritje. Shoqeria zikalter vazhdon te humbe terren ne krahasim me ekipet e medha Europiane dhe Italiane, dhe fitimet vazhdojne te mos jene ne lartesine e duhur.

Ne vitin 2012/2013, ne fakt, Interi ka humbur 31,8 milion euro te tjera (-16%) ne total, dhe ka zbritur ne 168,8 milion ne krahasim me 201 te nje viti me pare. Ne “Money League” te pasqyruar nga Insitituti Deloitte, qe meret me fitimet e ekipeve me te medha Europiane, Interi vazhdon te zbrese vende. Zikalterit kane kaluar nga vendi i 12 ne te 15 ne 2013, vendi me i ulet ne histori per zikalterit, qe kurre nuk kishin rene kaq poshte.

Ne “torten” e te ardhurave, pjesen me te madhe e zene te drejtat televizive me 81,5 milion euro, pra 48% ne total. Sidoqofte ka nje renie 27% nga 112,4 te vitit 2012. Mungojne sigurisht parate qe fitohen nga pjesmarrja ne kupat Europiane.

Nderkohe fitimet qe hyne tek “Matchday” perbejne vetem 12% te fitimeve, dhe kane rene po 12% nga viti qe kaloi. 19,4 milion euro perfitime per Interin nga kjo kategori.

Lajmi pozitiv per Interin vjen nga ana komerciale. Zikalterit kane pasur nje rritje prej 2,9 milion eurosh: Tashme perfitimet kane shkuar ne 67,9 milion euro, pothuajse te gjitha te perfituara nga Nike dhe Pirelli. E rendesishme eshte fakti qe ky sektor i eshte afruar shume ne llogarine perfundimtare sektorit te te drejtave televizive.

Foto me te dhenat e Interit mare nga Deloitte.

Ndersa keshtu eshte e ndare edhe “torta” e fitimeve zikalter ne 2013:

Te drejtat televizive: 48%

Matchday : 12%

Sektori Komercial: 40%

Ndersa keto kane qene te ardhurat ne 2012:

Te drejtat televizive: 60%

Matchday: 13%

Sektori Komercial: 27%

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.