Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

321 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Onana frikeson Interin? “Me Ajax ka marre fund gjithcka. Inter? Nuk e di. Barcelona eshte gjithmone…”

Onana frikeson Interin? “Me Ajax ka marre fund gjithcka. Inter? Nuk e di. Barcelona eshte gjithmone…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, Andre Onana ka dhene nje interviste per Sport, dhe ka folur per te ardhmen e tij duke mos perjashtuar asgje.

Ai ka frikesuar Interin, duke lene keshtu te hapur edhe nje mundesi rikthimi te Barcelona, edhe pse te gjithe e japin te sigurt si nje parameter 0 per Interin.

Je rikthyer te luash me Ajax pas 197 ditesh, si ndihesh?

“Shume mire. Po ndihem prap nje lojtar dhe jam shume i emocionuar. Cfare nuk te vret te forcon.”

Kthehemi ne tetorin e 2020. Cfare ndodhi?

“Vinim nga ndeshja me Atalanten. Kemi barazuar 2-2 nje ndeshje shume intensive. Kemi ardhur ne oret e para te mengjesit dhe me dhimbte shume koka.”

“Kam shkuar te pi nje ilac qe me kishte dhene doktori qe quhet Litacol. Gruaja ime nderkohe qe ma kishte pergatitur, e kishte ngaterruar padashje me nje ilac te ngjashem qe quhet Lasimac qe e perdorte vete per dehidratimin dhe me kishte pergatitur ate gabimisht.”

“Ne ate dite kam shkuar te bej i pari kontrollin antidoping dhe jam kthyer ne shtepi. Nderkohe qe isha  ne Kamerun nje muaj me vone, me thane se kisha dale pozitiv.”

“Fola me doktorin dhe i thashe qe me siguri ishte gabuar. Kam bere me shume se 23 teste ne karrieren time, kurre skisha pasur probleme te tilla.”

“Kur me tha se kisha dale pozitiv, me dha edhe substancen. Kur e degjoi gruaja me tha se ishte ilaci qe doktori i kishte dhene asaj. Me vinte shume keq, isha shume keq.”

“Ja cfare ndodhi. Isha ne maje te karrieres sime, kisha dale me i miri ne Hollande per kater here radhazi. Cmenduri.”

Kontrata jote skadon ne qershor dhe nuk ke rinovuar me Ajax. Flitet shume per Interin. Ku do te jete e ardhmja jote?

“Flasin per shume gjera. Me kane derguar te Barcelona, Inter, Arsenal, Lyon, Monaco… nderkohe qe une isha ne shtepi i skualifikuar.”

“Nuk e di, e verteta eshte se me Ajax nuk do vazhdoj dhe i falenderoj per gjithcka ata qe kane bere per mua.”

“Tani pas shate vitesh ndihem se dua te bej nje hap perpara. Inter? Nuk e di. Barcelona? Eshte gjithmone shtepia ime. E kam thene qe nje dite do te rikthehem atje dhe ndihem i lumtur kur degjoj zera. Por nuk e di. Te shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.