Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Jam gati per nje veper arti. Kam bere sakrifica te medha per kete klub: dua ta nderoj deri…”

Conte: “Jam gati per nje veper arti. Kam bere sakrifica te medha per kete klub: dua ta nderoj deri…”
Inter Club Staff

Jane hapat e fundit drejt nje Skudeto qe Interi mund ta festoje edhe diten e diele ne oren 17:00 nese neser do te fitonte ndaj Crotones dhe Atalanta nuk do e fitoje dot ndaj Sassuolos.

Por pertej ketyre skemave, Antonio Conte ka dale shume i vendosur diten e sotme ne konference per shtyp. Keto kane qene fjalet e tij te plota per mediat te perkthyera ne shqip nga stafi i Inter Club Albania.

Neser do te jeni perballe nje skuadre teper te veshtire dhe te rrezikshme perpara?

“Djemte e dine se ne neser duhet te bejme Interin. Nese shkojme per te bere ndonje gje ndryshe, do te marrim ndonje surprize te pakendshme.”

“Duhet te bejme maksimumin sepse Crotone meriton respekt. Ata meritojne me shume pike nga sa kane ne klasifikim sepse kane bere ndeshje te medha.”

“Do te jene shume te motivuar sepse duan ta provojne edhe njehere se mund e qendrojne ne Serie A dhe kush eshte shans me i mire per te treguar vlerat se sa me skuadren e pare ne klasifikim?”

“I kam thene djemve. Shpresoj qe te me degjojne fjalet.”

A na tregon pak me shume rreth vizites se Presidentit sot?

“Ka qene nje pershendetje e shpejte duke qene se nuk jemi pare prej shume kohesh. I ka pershendetur lojtaret dhe na ka uruar fat.”

“E di shume mire se ende nuk kemi fituar asgje.”

Kishte lodhje pas ndeshjes se fundit. Kjo jave a ka sherbyer per tu rikarikuar apo do te kete ndryshime ne formacion?

“Lodhja eshte per ne por edhe per te tjeret. Mbase te tjeret, duke pare edhe diferencen, po e ndjejne pak me shume.”

“Ne jemi ketu per te bere dicka historike. Nuk mendoj se eshte momenti per te folur per lodhje. Nese dikush eshte i lodhur ma thote dhe shkon direkt ne pankine.”

A e konsideron kete si sezonin me te veshtire ne karrieren tende?

“Une medoj se i jam pergjigjur kesaj pyetje, e kote ti rikthehem prap. E rendesishme eshte qe te perfundoje ne menyren me te mire te mundshme.”

Ka nje lojtar qe rendimendi i tij te ka surprizuar me shume se te tjeret? Shume lojtare nuk jane me si ne fillim te sezonit.

“Nese e kujtoni mire ne fillim te vitit ju kam thene se Interi do te beje gjera te shkelqyera nese do te rritet secili lojtar individualisht sepse kjo gje sjell edhe rritjen e grupit.”

“Mendoj se te gjithe jane rritur dhe kane fituar nje sens pergjegjesie brenda kesaj skuadre. Te gjithe po marrin frutat e punes tani.”

“Edhe Pinamonti qe ka luajtur me pak sepse ka pasur perpara nje Lukaku, edhe Lukaku, edhe Martinez por edhe Sanchez, te gjithe jane me te forte se ne fillim te sezonit.”

“Eshte e paevitueshme te mos rritesh kur punon kaq forte. Por tek secili shoh nje rritje teper te madhe personale.”

A ndodhi kthesa e madhe pikerisht te fitorja ndaj Juventusit?

“Mendoj se ka pasur disa pika kyce ne kete sezon dhe keto pika kyce na kane bere te na rritet vetebesimi.”

“Nuk eshte vetem nje ndeshje. Me siguri se ne ate kohe ishim larg vendit te pare, e mbase ka qene nje takim i rendesishem. Por nuk mendoj se ka qene nje ndeshje. Kane qene disa.”

“Ajo ka qene nje ndeshje ku eshte derguar nje mesazh i rendesishem se edhe ne ishim ne lufte. Tani urojme te perfundojme keshtu kete sezon qe per mua eshte nje veper arti.”

Si eshte Vidaal? Mendon se mund te luaje akoma ne kete kampionat?

“Arturo ka pasur nje problem sepse tejkaloi punen me gjurin e operuar dhe pati nje problem po aty.”

“Tani nuk po stervitet me ne, nuk eshte i disponueshem. Uroj shume qe te rikthehet per fundin e sezonit. Do te ishte bukur te ishim te gjithe te disponueshem per finalen.”

Sanchez ishte afer largimit te Roma dhe sot eshte shume i rendesishem per Interin. Mendoni se ishte nje zgjedhje e duhur qe e mbajtet?

“Te gjithe po e tregojne se jane nje pjese e rendesioshme e Interit. Alexis me siguri eshte ne nje moment te mire.”

“Ai u perfshi me mish e me shpirt pas merkatos te Interi dhe kjo gje me ben te lumtur. E vlereson shume skuadren me te cilen po luan.”

“Ketu ka nje atmosferte familjare qe vetem na ndihmon. Jemi shume te lumtur per ate qe po bejme. Uroj te kete me shume hapsire deri ne fund te sezonit.”

Si po e perjeton pritjen per fitimin e kampionatit? A te duket ndryshe?

“Kur afrohesh me nje enderr kaq te bukur eshte e paevitueshme qe pritja duhet te menaxhohet sa me mire per lojtaret, klubin dhe tifozet.”

“Nuk eshte e thjeshte, por mendoj se po menaxhojme cdo gje ne menyren e duhur.”

“Kur kam thene se neser do duhet te bejme Interin, e kam thene sepse duhet te menaxhojme gjithcka ne menyre perfekte sa me shpejt.”

“E dime se te gjithe qe jane brenda Pinetines punojne shume dhe kush punon, ne fund do te marre nje gezim. Kete sezon po bejme dicka te jashtezakonshme.”

Ti ke ndryshuar Interin, eshte e duksjme. Une ju pyes dicka tjeter: po Interi, a te ka ndryshuar ty?

“Objektivi im eshte gjithesesi qe te sjell vizionin tim. Te sjell bagazhin tim, ate ku une besoj. Rrugetimi im, qe me siguri sjell shume sakrifica, djerse dhe lodhje, eshte nje rrugetim i sinqerte.”

“Une i dergoj te gjithe ne limit, por ne fund te ketij rrugetimi tentoj qe te jemi fitues dhe te beesueshem. Nese duam te nderojme historine e Interit, duhet te bejme keshtu.”

“Une kam kerkuar te punoj per historine e Interit. Nuk mund ti gjesh gjerat gati por duhet te luftosh per to.”

“Dikush preferon te qendroje ne mediokritet sepse nuk i dhemb koka per asgje dhe e ze gjumi mire, por mua jo.”

“Une kam gjetur shume njerez ketu qe nuk donin kete por donin lavdine dhe te ishin fitues. Doja te beheshim nje skuader e besueshme dhe kemi gjetur besueshmeri ne nivel Kombetar dhe Nderkombtar, sepse mos harroni, kemi luajtur edhe nje finale Europa League.”

“Ju nuk e dini sa e veshtire eshte dicka e tille. Nje finale eshte shume e nenvleresuar ne Itali.”

Nese do te vinte Skudeto, ndeshjet e fundit do te sherbejne edhe per te bere pak vleresime per sezonin e ri duke aktivizuar lojtare qe kane luajtur me pak?

“Koncepti i pare eshte qe te arrijme Skudeton. Pastaj hapsiren do e marrin ata qe e meritojne, por jo per ti bere favor askujt.”

“E respektoj shume cdo skuader dhe kampionatin. Objektivi eshte qe te bejme sa me shume pike. Me Juventusin kam bere 1-2 pike, kishim fituar kohe me pare kampionatin dhe askush nuk u dorezua ne asnje ndeshje. Mentaliteti i atyre qe duan te fitojne gjithmone eshte ky.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.