Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shkund Interin: ja cfare ndodhi dje ne Appiano, tekniku u perball me te gjithe dhe ka kerkuar nje reaksion te forte!

Conte shkund Interin: ja cfare ndodhi dje ne Appiano, tekniku u perball me te gjithe dhe ka kerkuar nje reaksion te forte!
Inter Club Staff

Pas ndeshjes se hidhur ne San Paoli, Interi e ka rinisur dje rrugetimin e saj dhe deshiron te coje ne fund dy nga objektivat e mbetur.

Te dielen eshte rekuperimi i ndeshjes me Sampdorian qe mund te ngushtoje klasifikimin dhe zikalterit nuk mund te bejne hapa fals.

Dje ne Pinatina nderkohe ka pasur nje perballje ndermjet teknikut te Interit dhe skuadres.

“Nje ballafaqim qe pritej, per te metabolizuar bashke eleminimin dhe per te analizuar ate qe mungoi ne ndeshjen ndaj Napolit.”

“Interi i San Paolos, Contes i ka pelqyer, por i kane munguar dy gjera thelbesore te cilat e kane bere qe Interi ta pagiaje shtrenjte: dinakeria dhe inati.”

“Te mundet Sampdoria tani eshte nje detyrum, per te rinisur me nje -5 nga dy vendet e para dhe me pas per te pritur se cdo te ndodhe.”

“Me pak fjale, nese Interi deshiron te beje dicka me shume ne te ardhmen, duhet te nderroje lekuren.”

“Pastaj formati i ri europian mund te ndihmoje jo pak skuadrat qe kane kualitet, te cilat jane te mesuara per te luajtur njehere ne tre dite.”

“Eleminimi nga Kupa e Italise eshte nje plage qe ka lene pas zhgenjim, nuk mohoet. Por ishte vetem nje nga tre kompeticionet.”

“Ndeshja me Napolin mund te perdoret si mesim nga Interi nga tani e deri ne fund te kampionatit per tu afruar me perfeksionin drejt asaj qe deshiron Antonio Conte dhe per tu prezantuar ne gusht me maksimumin e forces fizike dhe mentale”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

Goli i pesuar nga Napoli eshte nje plage e hapir edhe per teknikun qe i ve re shume detajet si Antonio Conte dhe punon shume mbi keto gjera.

“Nje perfeksionist si Conte do te ishte cmendur me ate rast edhe nese nuk do te kishte pesuar gol.”

“Nga markimi i mekanizmave te ri, emri i Barella te sjell direkt tek pika numer dy: Conte ka ndryshuar mesfushen per te liruar fantazine e Eriksen duke kaluar me dy qendrore.”

“Keshtu Nicolo dhe Brozovic kane me shume pergjegjesi ne lojen pa top, me shume fushe per te mbuluar dhe me shume kilometra per te pershkuar.”

“Nje rrezik i kalkuluar ky, i qarte. Por zgjidhja ka nevoje per disa kohe sa te asimilohet ne menyren me te mire te mundshme per te garantuar ekuiliber dhe mbrojtje ne zonen qendrore te fushes.”

“Duken prova teknike per te ardhmen, kur mbase do te jete nje Tonali me shume ne fushe.”

“Nderkohe, aseti i ri do te jete pika e nisjes per vrapimin final, ku do te jete e rendesishme te gjenden gola te rinj edhe per te aspiruar me lart.”

“Kjo sepse LuLa eshte e fikur ne kete moment dhe Sanchez duhet te garantoje golat. Pastaj do te duhen edhe golat e Brozos, Sensit apo Candreves si ne fillimin e sezonit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.