Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

621 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi, cfare fjalesh te mrekullueshme: “E doja shume kete fitore. E dini kush eshte krenaria ime e madhe?”

Inzaghi, cfare fjalesh te mrekullueshme: “E doja shume kete fitore. E dini kush eshte krenaria ime e madhe?”
Inter Club Staff

Mungonte ekzorcizmi i se kaluares dhe erdhi naten e djeshme: Inter ka mundur Lazion duke marre perseri vendin e saj ne krye te klasifikimit pas nje ndeshje me karakter te madh.

Nderkohe, direkt ne te nxehte, diten e djeshme keto kane qene fjalet e teknikut te Interit pas fitores se bukur.

Fitore qe te ben me shume te gezuar sidomos pas 20 viteve te Lazio?

“Por jo, cfare thoni. Ne donim te ktheheshim me nje fitore: nuk ishte e thjeshte sepse perballeshim me nje skuader me kualitet, qe te enjten ka qendruar ne cdo moment gati per te luajtur.”

“Por per numrat e pare ne fushe, fitorja jone ka qene e merituar. Jam i lumtur. Te merkuren na pret nje finale per tu luajtur ne stadiumin tone, jemi te pergatitur me se miri.”

Keni fituar me gola te bukur por nga mbrojtesat. Nje sinjal qe mund te fitohet edhe kur sulmuesit jane ne veshtiresi?

“Kam fatin te kem lojtare te vlefshem, edhe D’Ambrosio qe nuk luajti sot e ka bere me pare kete. Tani nuk duhet te ndalemi, kundershtaret tona kane fituar te gjitha sot.”

“Pas Bolognes kishim perballe nje skuader qe ka luajtur tre ditem e pare dhe ne nuk luanim qe nga 22 dhjetori.”

“Por jane djem te mbare tanet, i kam bere komplimenta te gjitheve.”

Cila eshte gjeja qe te ben me shume krenar dhe qe ke marre me vete tek Interi?

“Perfshirjen e te gjitheve. Vidal ka qene nje nder me te miret me Torinon. Gagliardini nje nder me te miret sot.”

“Per mua te shohim njerez qe nuk kane pasur mundesi te luajne shume te luajne keshtu, eshte krenaria me e madhe.”

Lajmi me i mire eshte qe Lautaro nuk mori karton te verdhe?

“Normale, por Lautaro ka bere nje ndeshje te madhe me Sanchez. Pastaj une kisha fatin qe ne stol te kisha Correa dhe Dzeko qe jane futur shume mire ne loje.”

“Kisha nevojen per tu futur ne fushe ne menyren me te mire te mundshme. Nuk ishte nje ndeshje e thjeshte.”

Te gjithe thone se kampionatin mund ta humbasesh vetem ti, e ndjen presionin?

“Ne 20 tetor e ndjeja me pak, por tani thuhet me thjehstesi te madhe dhe kjo eshte merita e djemve qe kane fituar tete ndeshje radhazi.”

“Perpara nuk e degjoja kete frazen se vetem neve mund ta humbisnim kampionatin, tani e thone me shumice. Por ne duhet te stimulohemi akoma edhe me shume nga kjo.”

Pse Sanchez nuk ka qene nje vlere e shtuar per Interin me pare?

“Une nuk e kam pasur per nje muaj e gjysem per nje demtim ne pulpe. Pastaj ka perdorur cdo stervitje per te me bindur.”

“Eshte gjithmone pozitiv, qendron brenda grupit, do te jape maksimumin. Kam fatin te kem kater sulmues teper te forte. Une duhet te bej zgjedhje dhe ata e dine.”

“Alexis gjendet mire dhe kjo eshte dicka shume pozitive per te gjithe.”

Pas ndeshjes ke festuar shpejt dhe je kthyer direkt ne dhomen e zhveshjes. Nje sinjal respekti per Lazion ky…

“E dini cfare paraqet Lazio per mua. Me ka rritur, ka qene jeta ime. Nuk eshte nje fitore si gjithe te tjerat per ate qe perfaqeson. Por une per ate qe po me jep Interi e doja me te gjitha forcat kete fitore sot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.