Interi eshte ne pune per te gjetur nje zevendes per Romelu Lukakun qe eshte afer largimit pas kerkeses se tij per tu transferuar tek Chelsea.
Ose me sakte, Interi eshte ne pune per te gjetur dy lojtare qe do te zevendesonin Romelun. Kete gje e shkruan sot Corriere dello Sport.
Sipas te perditshmes italiane, emrat jane te shumte por dy me te preferuarit jane ata te Duvan Zapata dhe Edin Dzeko. Te dyja pistat jane te preferuara, por edhe te komplikuara ne te njejten kohe.
Per sa i perket Zapates, Atalanta kerkon shume: 40 milione euro. Nderkohe per Dzeko, eshte me e thjeshte sepse ekonomikisht eshte me i arritshem dhe cmimi i tij nuk eshte i larte.
I treti ne radhe me pas eshte Gallo Belotti, i cili do te ishte i gatshem per tu transferuar ne Milano menjehere.