Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Corriere jep alarmin, Qeveria italiane po mendon te shtyje kampionatin me 14 dite: ja detajet!

E FUNDIT – Corriere jep alarmin, Qeveria italiane po mendon te shtyje kampionatin me 14 dite: ja detajet!
Inter Club Staff

Alarmi i virusit ne kampionatin Italian qe ka shperthyer dje me shperthimin te Genoa (14 pozitive, 11 lojtare), po ben qe qeveria te reflektoje.

Sipas Corriere della Sera, qeveria italiane ne kete moment po mendon nje plan se cfare te beje dhe ekziston rreziku i shtyrjes se Serie A.

“Bllokimi i kampionatit te futbollit per 14 dite (qe do te ndihmohej edhe nga pauza e kombetareve ne daten 5 dhe 13 tetor, do te bente qe te shtyhej vetem nje ndeshje).

“Ose mund te kete vetem nje shtyrje te ndeshjeve te skuadrave ku kane pasur raste. Pra, Genoa-Torino e javes se ardhshme nuk do te luhet.”

“Nderkohe, nje vendim i mirefillte do te merret pasi te dalin rezultatet e lojtareve te Napolit, sepse ishin ata qe luajten me Genoan.”

“Ministri i sporteve, Vincenzo Spadafora po ndjek me shume kujdes situaten dhe do te vleresoje nderhyrje te qeverise nese rastet do e rriten edhe ne klubet e tjera.”

“Por nga Ministria e Sporteve ne kete moment, kane qartesuar se “rregullat jane te njejtat me ato qe ka edhe protokolli i Liges se Serie A dhe qe eshte aprovuar bashke me modifikimet nga komiteti tekniko-shkencor.”

“Pra, do duhet qe vendimi te merret direkt nga ministri per te ndalur kampionatin. Gjithcka do te varet edhe nga sa raste do te kene klubet e tjera. Ne oret ne vazhdim pritet te dalin pergjigjet edhe per shume skuadra te tjera.”

“Por nese Napoli do te kete nje numer te larte te prekurisht, shanset qe Serie A te shtyhet me 14 dite nuk eshte aspak nje hipoteze per tu skarcuar. Priten te reja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.