Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

526 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep lajmin: “Inter, pothuajse nje skuader ne merkato: ja 8 emrat e nxehte qe mund te largohen.”

Corriere jep lajmin: “Inter, pothuajse nje skuader ne merkato: ja 8 emrat e nxehte qe mund te largohen.”
Inter Club Staff

Jo vetem Vidal dhe Kolarov, por Interi ne kete moment eshte gati qe te sistemoje edhe marreveshjen per Darmian.

Sipas asaj qe tregon Il Corriere dello Sport, gjate javes, ky transferim do te sistemohet me klubin zikalter qe do te mbaje fjalen e dhene nje vere me pare me Parmen.

Nderkohe, merkato e Interit nuk do te ndalet aspak, sepse pertej blerjeve, zikalterit po shohin edhe mundesite per te larguar lojtaret qe jane jashte projektit.

Aktualisht skuadra e Interit eshte shume e madhe numerikisht, dhe prandaj Marotta dhe Ausilio po shohin me kujdes mundesite qe po vijne per shitjen e lojtareve.

Nga Milano mund te largohet Godin qe eshte ne shenjestren e Rennes ne France dhe Dalbert, edhe ky ne shenjestren e dy klubeve angleze dhe nje franceze

Por ne listen e largimeve jane edhe Brozovic, qe pervec Bayern Munich, ne oret e fundit po flitet edhe per nje interesim te Chelsea per te.

Pastaj, te tjere zikalter qe mund te largohen jane Ivan Perisic, Joao Mario, Vecino, Gagliardini dhe Candreva.

Keshtu, Inter ka pothuajse nje skuader ne merkato: plot 8 lojtare qe mund te shitet nga momenti ne moment.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.