Corriere ndez alarmin: “Tek Interi ka lojtare qe kane dale kunder Contes: nuk i kane pelqyer aspak fjalet e tij pas ndeshjes me Bolognen.”
Corriere dello Sport ne numrin e saj te perditshem eshte ndalur ne vecanti tek paraqitja e Interit kunder Verones.
Sipas tyre, ne skuadren zikalter ka disa lojtare qe kane dale kunder tranjerit per sa i perket ulerimave te tij pas ndeshjes me Bolognen.
“Diten e djeshme tek Interi nuk beri keq vetem Milan Skriniar, qe kete sezon nuk ka luajtur mire dhe ka tre ndeshje qe nuk luan.”
“Ai beri dicka te pabesueshme kur u kalua shume thjeshte pas nje topi te gjate te Dimarco per Lazovic, por aty ishte edhe faji i Handanovic.”
“Por ne kete aksion, kishte faj edhe De Vrij qe nuk mbylli me shpejtesi hapsiren. Pra, ishte nje gabim qe filloi me Skriniar, vazhdoi me De Vrij e u mbyll me Handanovic. Nje gabim i shume lojtareve, jo vetem i njerit prej tyre.”
“Kjo eshte nje shenje se fjalet e forta te Contes pas humbjes me skuadren e Mihajlovic, kane sherbyer per pak.”
“Ne fakt, ato fjale kane bere qe disa lojtare te dalin kunder tranjerit edhe pse jo publikisht, por nuk eshte momenti per te permendur emra.”
“Pastaj, zgjedhjet taktike te teknikut te Lecces kane qene goxha te ndryshme kete ndeshje me Eriksen dhe Martinez nga stoli per Borja Valero trekuartist pas shpines se Lukaku dhe Sanchez.”
“Por qe tek Interi nuk po kalohet nje moment i qete, kjo eshte pak por e sigurt.”