Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere ‘ndez’ derbin: “A e dini qe eshte nje milanist ai qe po i jep Skudeton Interit? Behet fjale per…”

Corriere ‘ndez’ derbin: “A e dini qe eshte nje milanist ai qe po i jep Skudeton Interit? Behet fjale per…”
Inter Club Staff

“Eshte pikerisht nje milanist ai qe po shenon golat ‘Skudeto’ per Interin dhe po dergon zikalterit drejt trofeut aq shume te pritur”.

Keshtu shkruan diten e sotme Corriere dello Sport, e cila zbulon se si ne skuadren zikalter ka nje hero me te kaluar milaniste.

“Behet fjale per Matteo Darmian, sot protagonist absolut i Interit, por me nje te kaluar te rendesishme si kuqezi.”

“Te Milani, si lojtar i ri, ai ka fituar edhe nje Champions League ne 2007, por me pas ka ndryshuar shume skuadra: Torino, United (ku ka fituar nje Europa League, nje Superkupe Europiane, nje FA Cup, Kupe Lige dhe Community Shield), Parma dhe tani Inter.”

“Darmian ka ardhur tek Interi i pershkruar si nje lojtar i fashes se dyte nga shumica e mediave, por ai e ka treguar me pune se nuk eshte aspak i tille.”

“Ne kete moment nuk ka me asnje dyshim: Darmian e ka treguar se ka qene nje lojtar i vertete, nje lojtar qe ka merituar me shume minuta dhe ka qene i cmuar ne mungese te Kolarov.”

“E ka treguar se ka aftesi qe ne ndeshjen e tij te pare ne Champions, kunder Borussias. Qe prej atehere ai eshte gjendur gjithmone i gaatshem per te luajtur sa here ka pasur mundesi.”

“Por lojtari me nje te shkuar milaniste kete sezon ka shenuar gola te cmuar si ai ndaj Cagliarit apo ai ndaj Verones. Vetem ato vlejne 6 pike, me shume se gjysma e diferences qe Interi ka me ndjekesen me te afert.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.