Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtuesi i Cagliarit zbulon gjithcka per Nainggolan: “Ja cfare ndodhi: Zhang na telefonoi madje 5 ore para per…”

Drejtuesi i Cagliarit zbulon gjithcka per Nainggolan: “Ja cfare ndodhi: Zhang na telefonoi madje 5 ore para per…”
Inter Club Staff

Drejtori sportiv i Cagliarit, Pierluigi Carta, ka perfituar nga prezantimi i Ounas, blerja e fundit e sardeve, per tu rikthyer te tratativa e stergjate e Nainggolan. 

Nje tratative qe nuk eshte mbyllur pozitivisht por qe me te gjitha gjasat nuk eshte shkruar as kapitulli i fundit.

Nderkohe, fjalet e Carta-s jane keto: “Jemi shume te zhgenjyer. Pritshmerite ishin te larta dhe ne ishim te bindur se do e mbyllnim gjithcka.”

“Ne oren 17:15 ka rene telefoni i Giulinit dhe ishte Interi, ishte Steven Zhang.”

“Presidenti ishte i bindur se mund ta mbyllte kete marreveshje.”

“Por pas 15-20 minutash e kam pare shume te hidheruar dhe teper te merzitur.”

“Ashtu nuk e kisha pare kurre sepse me te vertete kishte nje marzh te mire per rikthimin e tij.”

“Por nderkohe, ne kemi marre rrugen e lire per Ounas.”

“Presidenti nuk u dorzua dhe per Nainggolan e provoi deri ne minutat e fundit sepse ne fund me racionalitet dhe jo si tifoze, marreveshja per Nainggolan ishte e pamundur per Cagliarin.”

“Kemi bere nje zgjedhje ne ate moment dhe kemi mbyllur per Ounas.”

“Ai mbeti shume i merzitur dhe u largua. Cagliari duhet te ekzistoje dhe ne duhet te luajme gjithmone ne Serie A.”

“Nese nuk do te kishim ndaluar Giulinin, mbase edhe duke gabuar ne kete gje, ai do te kishte ofruar me shume se sa ishin mundesite tona per Radjan.”

Por Cagliari nuk eshte dorezuar akoma per rikthimin e belgut ne Sardenje, apo jo?

“Nese do te kete mundesi ne te ardhmen per te hapur nje tratative, ne do e provojme perseri.”

“Duhet theksuar se deshira e djaloshit per tu rikthyer ka qene gjithmone. Ndjesia ka qene se Interi nuk donte ta linte ate te largohej.”

“Nese Interi nuk ul kerkesat e saj, nuk kemi cfare bejme. Por nese i ul, atehere do e provojme. Por mendoj se Interi nuk i ka ulur kerkesat sepse ne fund donte ta mbante ate.”

“Gjithesesi, nje ekip si ne nuk mund te shtrije kembet me shume nga sa ka jorganin”, ka konfirmuar Carta.

(Burimi: centotrentuno.com)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.