Corriere shume e sigurt: “Tashme nuk kemi asnje dyshim: Marotta e ka vendosur blerjen e pare te Interit ne janar.”
Ashtu si tregon sot Corriere dello Sport, Interi eshte shume e kujdesshme per sa i perket merkatos se ardhshme te futbollistave.
Per kete arsye, sipas tyre, Marotta e ka vendosur edhe ate qe do te jete blerja e pare e Interit ne merkaton dimerore.
“Ne kete moment qe po flasim, interesi i Interit eshte shume i madh per lojtarin e Cagliarit, Nahitan Nadez qe ndiqet prej kohesh.”
“Gjithesesi, kesaj radhe duket se do te jete hera e mbare, sepse uruguajani deshiron te largohet me cdo kusht.”
“Problemi i vetem? Per te ka hyre ne gare edhe Napoli por edhe Roma, te cilet deshirojne ta marrin per per perforcuar skuadrat respektive.”
“Nderkohe, Cagliari nga ana e saj nuk deshiron qe lojtarin ta shese sepse i bie te humbase nje lojtar te rendesishem ne garen e saj per te shpetuar nga Serie B.”
“Por Marotta duket i vendosur sepse sipas tij ai eshte blerja perfekte: mund te luaje ne te djathte ku Dumfries ka treguar shume limite por mund te luaje edhe ne mesfushe.”
“Me pak fjale, e shikon si nje blerje te mencur. Nderkohe, 35 milionet qe kerkoheshin nga Cagliari kohe me pare duken nje kujtim i larget. Nese do te ndodhe nje shitje e tij, do te ndodhe per shume me pak se aq.”