Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Gjithçka që duhet te dini për Fair Play Financiar (FPF)

SPECIALE – Gjithçka që duhet te dini për Fair Play Financiar (FPF)
Inter Club Staff

Ky shkrim eshte nje speciale nga Inter.al per Fair Play Financiar, mjetin e kontrollit te cilin UEFA perdor per te ndalur shpenzimet e cmendura te klubeve. 

Edhe pse si emertim eshte shume i njohur (te gjithe e dine qe FPF ekziston), pak vete e dine se si funksionon ai ne realitet.

Per te gjithe, ne kemi pergatitur kete material ne formen e pyetje-pergjigje per te shpjeguar me mire gjithcka rreth FAIR PLAY FINANCIAR.

Gati? Le te fillojme me pyetjen e pare dhe te tjerat me radhe.

1) Cfare eshte Fair Play Financiar me pak fjale?

Fair Play Financiar ka për qëllim përmirësimin e kushteve të përgjithshme financiare të futbollit evropian.

2) Kur ka filluar Fair Play Financiar?

Fair Play Financiar u miratua në vitin 2010 dhe ka filluar në vitin 2011. Që atëherë, ekipet që kualifikohen në kompeticionet e UEFA-s duhet të provojnë se ata nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj klubeve e tjera, lojtarëve dhe autoriteteve tatimore gjatë gjithe sezonit. Me fjalë të tjera, ata duhet të dëshmojnë se kanë paguar detyrimet.

Nga 2013, klubet duhet të plotësojnë break-even(barazim bilanci), e cila i kërkojn klubeve të balancojnë shpenzimet me të ardhurat dhe të zvogëlojnër borxhet. Me këtë, Organi i Pavarur Kontrollit Financiar të Clubeve (CFCB) analizon çdo vit tre buxhete vjetore për të gjitha klubet në Kupat e UEFA-s. Sanksionet e para dhe kushtet e para për klubet që nuk përputhen me kërkesat break-even erdhën pas auditimit të parë në maj 2014. Kushtet hynë në fuqi nga sezoni 2014/15.
Që nga qershori 2015, UEFA ka përditësuar rregullat e saj (si me të gjithë të tjerët), duke përfshirë inkurajimin e investimeve më të qëndrueshme duke ruajtur kontrollin e shumë shpenzimeve. Situatat adresuara përfshijnë klubet të cilat kërkojnë një ristrukturim të shoqërive, klubet të cilat përballen me goditje ekonomike dhe klubet që veprojnë me probleme strukturore në vendin e tyre të origjinës. Për herë të parë puna e CFCB rritet potencialisht për të përfshirë klubet që nuk janë kualifikuar për një kompeticion për klube në UEFA, por që paraprijnë dhe duan të marrin pjesë në të ardhmen.

3) A nuk u lejohet më klubeve të kenë humbje ekonomike?

Për të qenë të saktë, klubet mund të shpenzojnë deri në €5 milion më shumë se sa fitojnë në secilën periudhë vlerësimi (tre vjet). Megjithatë, ata mund ta kapërcejnë këtë prag, brenda një limiti të caktuar, nëse borxhi është i mbuluar tërësisht nga një grant/pagesë direkte nga pronari(t) i klubit. Kjo parandalon formimin e një borxhi të paqëndrueshëm.

Kufijtë e kesaj janë:

• 45 milion euro për sezonet 2013/14 dhe 2014/15
• 30 milion euro për sezonet 2015/16, 2016/17 dhe 2017/18

Për të nxitur investimet në stadiume, infrastruktura për stërvitje dhe sektorin e të rinjëve dhe sektorin e femrave (nga 2015), këto shpenzime janë të përjashtuara nga llogaritja e pasqyrave financiare.

4) A do të përjashtohen automatikisht klubet nëse nuk respektojnë Fair Play Financiar?

Nëse një klub nuk respekton rregullat, do të jetë Organi i Kontrollit Financiar për Clube që do të vendosë masat dhe sanksionet.

Shkelja e një rregulli nuk nënkupton përjashtimin automatik të një klubi, por mund të ketë përjashtime. Në varësi të faktorëve të ndryshëm (p.sh. trendi i balancuar i buxhetit), ndaj një klube meren masa të ndryshme. Ndër këto:

a) paralajmërim
b) vërejtje
c) gjobë
d) zbritje të pikëve
e) mbajtjen të të fituara nga kompeticione të UEFA-s
f) ndalim regjistrimi të lojtarëve të rinj për kompeticionet e UEFA-s
g) kufizim të numrit të lojtarëve që një klub mund të regjistrojë në kompeticionet e UEFA-s, duke përfshirë një limit financiar në koston totale të lojtarëve që do të shtohën në lListën A në kompeticionet e UEFA-s(për të shtuar një lojtar në listë duhet të heqësh një tjetër me vlerë jo më të vogël se ai që do shtohet)
h) përjashtimi nga kompeticionet në progres dhe/ose përjashtimi nga kompeticionet e ardhshme
i) revokimin e një titulli ose të një çmimi.

Për më tepër CFCB vendosur në shumë raste se objektivat e FPF mund të arrihen më mirë me një trajtim rehabilitues se sa ndëshkues. Kjo çoi në arritjen e marrëveshjes mes klubeve dhe CFCB, të cilat kombinojnë kontributet financiare dhe një numër të kushteve limituese, që i ofrojnë klubit rrugën për të arritur break-even në afat të shkurtër (më shumë detaje do të jepen në pikat 11-16)

5) A mundet që pronarët e klubit të injektojnë likuiditet(para) në arkën e klubit sipas dëshirës apo përmes sponsorizimeve?

Nëse pronari i një klubi injekton likuiditet në arkat e klubit nëpërmjet një kompanie sponsor me të cilën është i lidhur, organet kompetente të UEFA-s do të hetojnë, dhe nëse është e nevojshme, do të rregullojnë vlerësimin e buxhetit të bazuar në të ardhurat për sponsorizimin, duke zgjedhur një nivel (‘vlera e drejtë’) në varësi të çmimeve të tregut (psh: i njëjti sponsor nuk mund të paguaj më shumë për PSG sesa Barcelonën –shënimi përkthyesit).

Sipas rregullave të përditësuar, çdo person i cili, vetëm ose me të tjerë që kanë të bëjnë me të njëjtin pronar apo Qeveri, përfaqëson më shumë se 30% të të ardhurave totale të klubit konsiderohet automatikisht një partner.

6) Kush i jep licenca klubeve për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s?

Çdo klub që kualifikohet për Ligën e Kampionëve ose Europa League kërkon një licencë, e cila jepet nga Federatat e tyre (ose në disa raste nga ligat e futbollit). Kjo përcaktohet nga rregullat për licencimin e klubeve dhe Fair Play Financiar. Pastaj UEFA kontrollon dokumentet dhe shifrat e të gjitha klubeve që janë rregjistruar në kompeticionet e UEFA-s.

7) Disa klube kanë borxhe të mëdha ose nuk i paguajnë. A mund ta respektojnë ende Fair Play Financiar?

Një nivel i caktuar i borxhit është situatë normale financiare për çdo biznes. Sidoqoftë, formimi i borxhit është i kufizuar në kërkesat e break-even, të cilat kërkojnë që pronari ose investitorët të rikapitalizojnë dhe mbulojnë çdo humbje. Për më tepër, në të ardhmen çdo investitor që dëshiron të lidhë një marrëveshje vullnetare me CFCB do të duhet të derdhë kapitalin paraprakisht përpara dhe jo pas. Së fundmi, borxhet e një rëndësie të veçantë, siç janë ato me lojtarë apo staf, autoritetet sociale/taksat dhe klubet e tjera, monitorohen rregullisht nga CFCB.

8) A i është ndaluar ndonjë klubi pjesmmarja në kompeticionet e UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar?

Sistemi i licencimit të klubeve në UEFA u prezantua në sezonin 2003/04. Që atëherë, 53 klube në 57 raste të ndryshmeqë janë kualifikuar për merita sportive në Ligën e Kampionëve ose Europa League nuk janë pranuar për shkak se ata nuk arritën të plotësojnë kriteret për licensim dhe Fair Play Financiar. Fair Play Financiar u prezantua dhe shtua në politikën e licensimit në vitin 2011. Që atëherë, gjashtë klube të ndryshme nuk janë pranuar në kompeticionet e UEFA-s, sepse ata nuk kanë paguar pagat ose borxhet e lojtareve te klubet e tjera për transfertat, dhe një klub është përjashtuar nga kompeticionet e UEFA-s thyerjen e break-even.(rasti fundit Milan në 2018-2019)

9) A është Fair Play Financiar në përputhje me ligjet evropiane?

UEFA vazhdimisht bisedon me Komisionin Evropian për Fair Play Financiar dhe ka marrë gjithmonë mbështetjen e saj. Përveç kësaj, ekziston një deklaratë e përbashkët ndërmjet presidentit të UEFA-s dhe Komisionerit Evropian për Konkurrencën, i cili riafirmon koherencën midis rregullave dhe objektivave Fair Play Financiar dhe objektivave financiare të Komisionit Evropian në fushën e ndihmës shtetërore.

10) A do ti pengojë Fair Play Financiar klubet më të vogla të tejkalojnë ato më të mëdha në terma financiarë?

Ekzistojnë dallime historike midis pasurisë së klubeve dhe vendeve të ndryshme, dhe ato janë të pavarura nga Fair Play Financiar. Objektivi i Fair Play Financiar nuk është që të barazojë gjitha klubet në madhësi dhe pasuri, por të inkurajojë klubet për të ndërtuar suksesin e tyre, në vend se të vazhdojë të kërkojë ‘zgjidhje të shpejta’. Klubet e futbollit kanë nevojë për një mjedis më të mirë, ku investimet në të ardhmen të shpërblehen dhe të ketë më shumë besueshmëri në planin afatgjatë.
Duke mbështetur investimet në të rinjtë dhe në stadium, dhe krijimin e deficitit të pranueshmëm në miliona euro dhe jo në përqindje relative, vlerësimi i buxheteve ka një strukturë më pak kufizuese për kompanitë e vogla dhe të mesme. Me kalimin e kohës, më shumë klube të vogla dhe të mesme do të kenë potencial të rriten.

11-a) Pse CFCB ka arritur marrëveshje me klubet?

Dhoma e Hetimeve e CFCB mund të ofrojë marrëveshje ndihmuese klubeve, një mjet i përbashkët për autoritetet financiare për të ndihmuar në respektimine rregullave. Neni 15 i Rregullores Procedurale që rregullon E CFCB thekson se “marrëveshjet e zgjidhjes mund të jenë një detyrim(e) që i akuzuari duhet të përmbushë, dhe aplikimi i mundshëm i masave disiplinore kur është e nevojshme, nëpërmjet një afati specifik për ta bërë këtë. Hetuesi kryesor i CFCB monitoron se marrëveshja respektohet në mënyrat dhe në kohën e duhur. Nëse i akuzuari nuk vepron në përputhje me kushtet e marrëveshjes së zgjidhjes, shefi hetuesi i CFCB do të raportojë rastin.

11-b) Si i ka arritur CFCB e UEFA-s të arrijë marrveshje me klubet?

Kjo është e ashtuquajtura pronë nga palë të treta dhe aktualisht lejohet nga rregullat e FIFA-s. Megjithatë, si pjesë e rregullave të Fair Play Financiar, klubet duhet të zbulojnë informacione për marrëveshjet e pronësisë nga palë të treta. Për më tepër, të gjitha të ardhurat që rrjedhin nga marrëveshjet e tilla raportohen derisa lojtari të shitet.
UEFA i ka kërkuar FIFA-s të ndalojë këtë lloj praktike në të gjithë botën. Në qoftë se FIFA nuk merr masa të mjaftueshme, UEFA do të jetë gati për të aplikuar rregullat e saj për të ndaluar pronësinë nga një palë e tretë të paktën në kompeticionet e UEFA-s.

12) Çfarë janë masat financiare dhe si përcaktohet vlera?

Ndëshkimet financiare janë në përpjesëtim me fitimet e klubeve që rezultojnë nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane gjatë periudhës së vlerësimit.

13) Çfarë janë kufizimet e numrit të lojtarëve dhe si përcaktohen?

CFCB e konsideroi të përshtatshme që, në rast të mospërputhjes me rregulliat e break-even të buxhetit, klubet duhet t’u nënshtrohen kufizimeve sportive përveç sanksioneve financiare. Kufizimi mbi numrin e lojtarëve në Listën A ka një qëllim të dyfishtë, pra të kufizojnë përfitimet në fushën e lojës në rast të mosrespektimit të rregullave dhe të lehtësojë arritjen e objektivave të përgjithshme të përcaktuara nga rregulli balancuar i buxhetit. Përveç kufizimit të numrit të lojtarëve në listën A, ka gjithashtu kufizime për numrin e lojtarëve të rinj në këtë listë dhe koston e transferimeve.(rasti Interit ku lista A duhet ketë 22 lojtar nga të cilet 4 nga Akademia Italiane dhe 4 nga Akademia Interit).

14) Si është procesi i apelimit për klubet e tjera?

Çdo vendim i dhomës hetimore të CFCB që të arrijë një marrëveshje apo për të aplikuar masa disiplinore duhet të rishikohet nga dhoma e vendimarjes me kërkesë të një partneri të përfshirë direkt brenda dhjetë ditëve nga publikimi i vendimit.

15) Nëse klubet nuk e kanë respektuar Fair Play Financiar, si nxiten ata për tu rregulluar?

Pajtimet sigurojnë që një klub të jetë në përputhje me Fair Play Financiar brenda një periudhe të shkurtër kohore. Nëse kushtet e pajtimit nuk respektohen, klubi raportohet automatikisht në njësinë e hetimit. Nga ana tjetër, nëse një klub i plotëson të gjitha kërkesat e pajtimit, kufizimi i numrit të lojtarëve që mund të regjistrohen për kompeticionet e UEFA-s për sezonin e ardhshëm bien. Nëse një klub respekton rregullat e break-even gjatë periudhës së pajtimit, të gjitha sanksionet nuk zbatohen më në sezonin e ardhshëm, me përjashtim të ndëshkimit financiar të pakushtëzuar.

16) Ku përfundojnë të ardhurat nga masat financiare?

UEFA nuk mban para për vete, por e shpërndan atë si solidaritet në klubet e tjera evropiane sipas një formule të paracaktuar. Detajet e sakta mbi rishpërndarjen e fondeve vendosen nga UEFA dhe Komiteti Ekzekutiv në kohën e duhur.

17) Cila është marrëdhënia midis Fair Play Financiar dhe borxheve?

Borxhet e administreshme, të orientuara drejt rritjes afatgjatë të klubit (stadiume, të rinjtë, infrastrukturë, etj.) janë pjesë e planifikimit financiar dhe janë praktikë në shumë fusha.Borxhet e tjera, për shembull për grumbullimin e të ardhurave të ardhshme, për të financuar aktivitetet e përditshme si pagat dhe blerjet ose për të financuar humbjet, mund të krijojnë probleme dhe duhet të menaxhohen në mënyrë efektive. Fair Play Financiar, i cila kërkon që klubet të përmbushin detyrimet e tyre financiare dhe të mbyllin bilancin të paktën në barazim, pengon akumulimin e humbjeve që të çojnë në borxhe të pakontrollueshme.

Falenderohet Elis Karaj, anetari i faqes sone per perkthimin e ketij materiali.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.