Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Juventusi hidhet ne sulm per nje talent zikalter? Mino Raiola po negocion me Paratici!

Inter, Juventusi hidhet ne sulm per nje talent zikalter? Mino Raiola po negocion me Paratici!
Inter Club Staff

E ardhmja e Andrea Pinamonti mund te jete me te vertete shume larg nga Interi ne sezonin e ardhshem.

I riu bomber i lindur ne 1999 – i shitur veren e shkuar tek Genoa, nepermjet nje marreveshje qe dy klubet kishin rene dakort qe ai te rikehehet ne Milano pasi te kishte luajtur kete sezon tek Grifone me shume nga sa do te kishte luajtur me Interin, – tashme po behet gati per nje etape te re ne karrieren e tij.

Por drejtuesit e Interit, duket se kane ndryshuar strategji per te ardhmen e tij dhe kjo nuk eshte pritur aspak mire nga lojtari.

Interi deshiron te gjeje nje bleres per te, dhe Corriere dello Sport ngre alarmin se mbi lojtarin eshte edhe Juventusi.

“Juventusi dhe Mino Raiola po punojne shume ngushte per te marre ne Torino lojtarin e Interit, Andrea Pinamonti.”

“Klubi bardhezi ka vene syte tek sulmuesi njezet e nje vjecar, qe eshte rritur tek Primavera zikalter dhe qe luan titullar tek Italia U21.”

“Ai eshte nje lojtar qe ndiqet me kujdes edhe nga Roberto Mancini per kombetaren e pare te Italise, por kjo eshte dicka qe i perket te ardhmes.”

“Nderkohe, Juventusi deshiron te investoje tek ai, por jo per ta marre menjehere ne Torino, por per ta dhene ne huazim diku ku do te rritej akoma me shume.”

“Ata e shohin me sy te mire potencialin e tij dhe faktin qe eshte italian, duke qene se Juventusi po e humbet me kalimin e kohes boshtin italian ne skuader.”

NDRYSHIM PLANI – “Marotta dhe Ausilio nepermjet nje gentleman agreement me numrin nje Preziosi, kane rene dakort parimisht per ta marre mbrapsht Pinamontin ne veren e 2021.”

“Por mbi te, Interi ka rezervuar edhe nje klauzole tjeter speciale per te barazuar cdo oferte qe do te merrte Genoa per lojtarin.”

“Gjithesesi, ne distancen e nje viti, Interi ka prioritete te tjera dhe nuk e shikon Pinamontin si nje lojtar ku do te investonte ne kete moment.”

“Kjo gje mund te shtyje Andrean te zgjedhe nje destinacion si Juventusi, natyrisht te shtyre edhe nge agjenti i tij i shumediskutuar, Mino Raiola.”

“Raiola ka nje mardhenie shume te ngushte me Juventusin, dhe mund te beje qe kjo marreveshj te kthehet ne rrealitet.”

“Interi nuk do te bente oponence per faktin e thjeshte sepse zikalterit kane ne shtepi nje lojtar si Esposito qe cilesohet si nje talent i jashtezakonshem dhe qe eshte akoma me i ri se Pinamonti.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.