Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Conte i hap rruge vendimit te pamendueshem? Dicka qe nuk imagjinohej dot muaj me pare.”

Corriere zbulon: “Conte i hap rruge vendimit te pamendueshem? Dicka qe nuk imagjinohej dot muaj me pare.”
Inter Club Staff

Fjalet e thena dje nga Conte kane ardhur te forta ne Itali dhe jane komentuar kete mengjes jo pak ne ambjentet e gazetarise sportive.

Corriere dello Sport, ne numrin e saj te perditshem, eshte ndalur me se shumti ne deshiren e madhe te Contes per te qendruar gjate tek Interi.

“Nese klubi zikalter do i propozoje atij nje rinovim, tekniku nga Lecce eshte gati qe te ulet ne nje tavoline dhe te diskutoje per kete gje.”

Me pas, ata theksojne se si keto fjane vine ne nje moment ky Conte ka ndryshuar totalisht mendim per klubin dhe drejtuesit.

“Nje prespektive e tille ishte e pamendueshme deri pak muaj me perpara. Mjafton te mendosh se si u mbyll sezoni i vjetshem.”

“Me humbjen ne finalen e Europa League, por mbi te gjitha, me fjalet e renda te Antonio Contes ne drejtim te klubit.”

“Pas shume ditesh ku ai i pa me shume jashte Interit se sa brenda projektit, dicka e pashpjegueshme ndodhi.”

“Ne Villa Bellini u shua gjithcka. Dikush foli edhe per nje paqe te forcuar, e detyrueshme per te vazhduar bashke per shkak te nje kontrate te majme ne mes,”

Por nese tekniku ka ndryshuar ide dhe sjellje, eshte sepse ka pare nga Interi nje afrim dhe mbeshtetje qe muaj me pare nuk e ka vene re.

“Duhet theksuar se pertej veshtiresive ekonomike-financiare te skuadrave, klubi ka bere maksimumin per te ne merkato.”

“Pas Hakimit, ne fakt kane ardhur Kolarov dhe Vidal: dy lojtare qe kane qene kerkesa specifike te tranjerit.”

“Por ne kete merkato ka munguar vetem Kante, por duhet theksuar se ka qene e pamundur te arrihej tek francezi.”

“Nga merkato gjithesesi ka dale nje skuader shume me e forte se vitin e kaluar dhe me ambicje komplet te tjera.”

“Ai e kuptoi se cfare momenti po kalonte futbolli boteror, dhe nuk u be kapricoz ne merkato, dhe pranoi totalisht linjen e Interit.”

“Ne fund te fundit ishte nje linje qe vendosi klubi per te bere nje merkato me kosto zero dhe ai ra dakord duke mos u penduar asnje cast.”

“Tani Interi dhe Conte jane me afer se kurre me njeri-tjetrin: mund te ndodhe edhe e pamendueshmja (deri para pak muajsh), nje rinovim kontrate!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.