Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon skenarin e plote: “Me sa duket po ndodh: Sheiket e Arabise Saudite kane derguar…”

Corriere zbulon skenarin e plote: “Me sa duket po ndodh: Sheiket e Arabise Saudite kane derguar…”
Inter Club Staff

Nder faqet e Corriere dello Sport diten e sotme gjen hapsire edhe lajmi i ardhur dje nga Il Sole 24 Ore per sa i preket fondit amerikan Fortress.

Ai me sa duket po shtyn fort qe te finalizoje (me shume mundesi brenda fundit te marsit) nje financim dhe nje marreveshje me Suning.

Kjo di i jepte mundesi Interit qe te kishte nje forme financimi per rreth 250 milione euro. Flitej ne fillim per nje financim i ndare ne dy pjese: 150 milione ne fillim dhe 100 te tjera me vone.

Per te perditshmen romane gjithesesi skenari eshte shume me i thelle se kaq sa mund te duket ne pamje te pare.

Kjo sepse ne kete histori perfshihen edhe sheiket e Arabise Saudite, dhe ata tregojne gjithcka me fakte.

“Fortress eshte nje fond qe kontrollohet nga Softbank, nje holding qe e ka seline e saj qendrore ne Tokyo, dhe qe ne paketen e aksionereve te saj ka edhe Alibaba Group, qe zoteron 25% te aksioneve).”

“Alibaba Grouo kontrollohet nga Taobao, e cila ne kembim te nje huazimi prej 130 milione eurove, ka marre 100% te aksioneve te Suning Holdings Group, nje shoqeri ne pronesi te Zhang.”

“Por nuk eshte gjithcka. Kjo sepse nje nga anetaret e Keshillit te Administrimit te Softbank eshte ne fakt Yasir Al-Rumayyan, guvernaatori i PIF.”

“PIF eshte Fondi Sovran i Arabise Saudite, qe eshte interesuar ne menyre direkte dhe te rendesishme per Interin javet e fundit.”

“Nderkohe, CEO qe eshte Masayoshi Son, ka qene deri ne qershorin e kaluar nje komponent i rendesishem i Bordit te Alibaba dhe ben pjese ne komitetin konsultativ te vete PIF.”

“Pra, me pak fjale, kemi te bejme me nje sere rastesisht qe nuk jane aspak te tilla. Duket si nje skenar i mirefillte i nje futje graduale tek Interi e sheikeve arab.”

“Gjithesesi, asgje nuk eshte e sigurt ne kete moment dhe gjithcka do te zbulohet me kalimin e kohes: por qe PIF deshiron Interin, kjo eshte e sigurt tashme.”

“Po aq shume edhe sa eshte e sigurt se Interi e mbyll kete sezon me Suning ne krye.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.