Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

274 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Arnautovic tregohet i sinqerte: “Interin e kam ne zemer. Por eshte shume e gabuar te thoni se une…”

Arnautovic tregohet i sinqerte: “Interin e kam ne zemer. Por eshte shume e gabuar te thoni se une…”
Inter Club Staff

Diten e diele Interi do te perballet me Bolognen ne San Siro ne nje ndeshje shume te rendesishme pas barazimit me Sampdorian.

Zikalterit do te kerkojne me patjeter fitoren per te mos lene me pike ne nje ndeshje qe konsiderohet si nje ‘test i kalueshem’.

Nderkohe, perballe nuk do te jete vetem Sinisa Mihajlovic, por edhe nje ish i perpara nje dekade ku tek Interi ka kaluar nje sezon te tere, mbase me te bukurin e karrieres se tij, edhe pse pothuajse nuk luajti kurre.

Behet fjale per Marko Arnautovic, austriakun qe ka qene pjese e Interit gjate sezonit te mrekullueshem te Tripletes.

Photos: Arnautovic set for debut | News

Ai ka folur perpara ndeshjes ndaj Interit dhe eshte treguar i sinqerte kur ka folur per kohen e tij tek Interi:

“Ne kete moment te Bologna per mua po shkon gjithcka shume mire. Ndihem mire dhe po stervitem ne menyren e duhur.”

“Por eshte e vertete, une Interin e kam ne zemer. Kam kaluar nje periudhe te rendesishme te karrieres sime tek zikalterit”, ka thene ai per Sky Austria.

“Por eshte shume e gabuar te thoni se une kam luajtur tek Interi. Mund ta thoni, por nuk eshte tamam keshtu.”

“Une me shume jam stervitur tek Interi se sa kam luajtur, por jam krenar qe kam qene aty ne ate faze te karrieres sime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.