Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

423 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Sot eshte nje dite e madhe ne Appiano Gentile: Inzaghi do te takohet per here te pare me…”

Corriere zbulon: “Sot eshte nje dite e madhe ne Appiano Gentile: Inzaghi do te takohet per here te pare me…”
Inter Club Staff

Pasi ka mundur virusin qe e izoloi disa dite ne shtepi, Simone Inzaghi kete paradite do te rikthehet ne Appiano Gentile.

Ai do te drejtoje stervitjen e pare ne prag te derbit nderkohe qe ka filluar edhe numerimi mbrapsht per ndeshjen e se shtunes.

Kesaj radhe derbi i Milanos nuk do te luhet te dielen ne darke ashtu si jemi mesuar, por do te luhet te shtunen, ne oren 18.00.

Prandaj, edhe ditet ne dispozicion te Inzaghit per te pergatitur kete ndeshje jane me pak se zakonisht.

Nderkohe, per Inzaghin ka edhe nje lajm te mire sepse me perpara nga Kupa e Amerikes eshte rikthyer Matias Vecino.

Kjo ka ndodhur sepse lojtari uruguajan ka marre nje karton te verdhe dhe ka qene ne rrezik kartonash.

Nderkohe e gjithe vemendja e Inzaghit ne kete moment eshte e perqendruar tek sulmi, ku per shkak te Kupes se Amerikes mungojne dy lojtare.

Ai do te jete ne mungese te Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez deri diten e enjte sepse ata kthehen vone nga vendet perkatese.

Nderkohe, sot pritet nje takim i madh ne Appiano Gentile sepse tranjeri i Interit, Simone Inzaghi do te takoje per here te pare blerjen e re Gosens.

Ata te dy kane folur ne telefon me pare: disa here perpara se ai te firmoste, ku tekniku i ka treguar idete e tij dhe normalisht edhe pasi ka firmosur per ta pergezuar.

Kete gje e ka zbuluar vete lojtari qe ka thene madje se Inzaghi ka folur me te nepermjet nje videocall ku ka shpjeguar shume nga idete e e tij per te.

Nje nisje shume e mire kjo duke qene se Inzaghi do te takohet sot per here te pare balle per balle me gjermanin.

Por sot do te jete dita e pare gjithashtu qe Inzaghi do te ritakohet me Caicedon qe nga koherat e Lazios kur e ka pasur ne grumbullim.

Ky i fundit do te jete i gatshem te luaje qe ne ndeshjen ndaj Milanit duke qene se eshte ne gjendje te mire fizike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.