Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

733 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter e ka vendosur se kush do te jete blerja e vetme ne janar: luan ne Serie A, eshte gati te…”

Gazzetta zbulon: “Inter e ka vendosur se kush do te jete blerja e vetme ne janar: luan ne Serie A, eshte gati te…”
Inter Club Staff

Me sa duket per La Gazzetta dello Sport nuk ka asnje dyshim per ate qe do te jete merkato e Interit ne janar.

Nuk eshte ndonje emer i ri por nje lojtar qe ndiqet prej skuadres zikalter dhe ne vecanti prej Beppe Marottes prej dy sezonesh.

“Behet fjale per Nahitan Nandez: eshte ai objektivi kryesor per Interi nne merkaton e veres dhe do te jete ai qe pritet te transferohet ne Milano.”

“Qe te ndodhe kjo duhet te ndodhe vetem dicka tjeter me pare: duhet te largohet nje mesfushor dhe emrat qe mund te largohen jane te shumte.”

“Duke filluar qe te Vecino e duke kaluar me pas te Vidal dhe Sensi. Me pak fjale, Interi ka vene duart mbi Nandez, por duhet te beje edhe nje operacion ne dalje.”

“Per sa i perket Cagliarit, keta te fundit e kane kuptuar se eshte e kote qe te mbahet lojtari kunder deshires.”

“Rendimenti i tij qe prej kohes kur ai nuk u lejua te transferohej tek Interi ne vere ka rene shume sepse lojtari ndihet i tradhetuar nga Presidenti i Cagliarit duke qene se ky i fundit i kishte premtuar se kur te vinte nje oferte e rendesishme per te ajo do te merrej ne konsiderate.”

“Nderkohe, tani Interi ndihet ne avantazh ndaj Cagliarit dhe mund te arrije te marre lojtarin me kushte te favorshme: ne nje huazim me te drejte blerje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.