Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon te gjitha detajet: “Kujdes, Inzaghi ka marre dje nje ultimatum nga Marotta: grusht i hekurt per…”

Corriere zbulon te gjitha detajet: “Kujdes, Inzaghi ka marre dje nje ultimatum nga Marotta: grusht i hekurt per…”
Inter Club Staff

Kerkesat e klubit per Simone Inzaghit kane qene te qarta dhe deri ne nje fare pike mund te quhen edhe ultimatume. 

Keshtu mendon Corriere dello Sport, e cila shkruan si me poshte: “I gjithe problemi eshte te sjellja e skuadres qe nuk ka qene e duhura”.

“Marotta dhe drejtuesit e kane kuptuar qe me lojtaret duhet te kete nje grusht me te hekurt dhe duket sikur kjo gje po mungon ndonjehere”.

“Le te kuptohemi: Inzaghi nuk eshte nje tranjer ‘i lehte’, por nuk eshte as nje Antonio Conte nga ana tjeter dhe kjo dihet”.

“Por eshte e qarte qe ky i fundit ka lene nje shenje te rendesishme te skuadra e Interit ne ato dy vite ne Pinetina”.

“Prandaj, kur Inter ul tensionin dhe perballet si shume e brishte me kundershtaret, duket sikur futen me nje mendje te lehte”.

“Pikerisht kjo gje ka ndodhur dhe klubit nuk i pelqen. Tranjeri duhet te marre pergjegjesi dhe mbi te gjitha duhet te marre masa”.

“Ky ka qene ne nje fare forme ultimatumi qe tranjeri ka marre. Atij i eshte kerkuar qe te perfshije sa me shume lojtare ne rotacion, sepse ka lojtare qe Inter ka investuar dhe qe nuk po perdoren fare”.

“Por nderkohe, akuza eshte edhe nje tjeter: ai gjithmone perdor te njejten skeme, nuk nderron asnjehere as principe dhe rreziqe. Keshtu Inter eshte bere e lexueshme per kundershtaret. Duhet nje plan B”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.