Inter, Conte ne vetmi totale keto dite: “Ne Milano vetem 8 lojtare ne dispozicion: ja emrat.”
Nje jave shume e komplikuar kjo per Antonio Conten qe do te duhet te perballet me nje ‘vetmi totale’ keto dite.
Keshtu shkruan FcInter1908.it, e cila tregon se si Interi do te rifilloje stervitjet sot, por do te kete ne dispozicion vetem… 8 lojtare.
“Do te jene dhjete dite shume shqetesuese per Conten dhe qe kane filluar ne menyren me te keqe te mundshme.”
“Impenjimet e kombetareve jane gjithmone nje moment delikat dhe per klubet kete vit – per shkak te pandemise – jane nje gjendje alarmi e vazhdueshme.”
“Sot ne dreke, kane rifilluar stervitjet ne Appiano Gentile, por me vetem 8 lojtare ne dispozicion gjithcka behet shume e veshtire per Conten.”
“E nga keta tete lojtare, tre jane portiere. Kjo ndalese mbase mund te sherbeje qe te ngjitet edhe njehere marrdhenia me Radja Nainggolan qe eshte futur edhe ne listen Champions League.”
“Nderkohe, deri te merkuren tjeter ne Appiano Gentile do te sterviten: Handanovic, Radu, Padelli, Ranocchia, Darmian, Gagliardini e Young”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.
Shume pak, apo jo?