Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

709 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corsera zbulon: “Inter, vjen nje oferte e re per Roberto Gagliardinin? Ja shifrat, e kerkon pikerisht skuadra e Lazios.”

Corsera zbulon: “Inter, vjen nje oferte e re per Roberto Gagliardinin? Ja shifrat, e kerkon pikerisht skuadra e Lazios.”
Inter Club Staff

Ai tek Interi ka luajtur pothuajse cdo ndeshje qe pas rifillimit te kampionatit post-pandemi ne Itali.

Por paraqitjet e tij, me perjashtim te ndonje rasti te izoluar, kane qene teper te dobta per nivelin qe pretendon Interi.

Behet fjale per Roberto Gagliardini, qe ne menyre surprize ka zene nje vend te rendesishem ne skemat e Contes.

Por nga shume eksperte dhe tifoze, ai eshte pika e dobet e ketij Interi qe pretendon per lart ne Serie A dhe Europe.

Gjithesesi, pavarsisht paraqitjeve te tij, nuk mungojne aspak skuadrat qe pelqejne Gagliardinin dhe jane te gatshme te bejne nje oferte per te.

Sipas asaj qe tregon Corriere della Sera, klubi i Lazios eshte skuadra e fundit qe eshte interesuar per Gagliardinin.

Ata duan qe te shtojne lojtare cilesore per te rritur numrin e lojtareve ne dispozicion te tranjerit Inzaghi qe te jene gati per Champions League dhe rotacion ndermjet Serie A dhe kupave europiane.

“Per momentin, Lazio po mendon te ofroje 15 milione euro per Gagliardinin. Inzaghi e pelqen ate dhe ai do te shkonte ne nje skuader ku lojtaret e tjere ne ate pozicion jane ne nje moshe te madhe: 35 eshte Parolo dhe 33 eshte Leiva.”

“Por Interi nuk eshte se do e pranonte nje oferte 15 milione euro. Zikalterit duan te pakten 22-25 milione euro per kartonin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.