Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

385 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Darmian, cfare fjalesh: “Duam te fitojme Scudetton. Dumfries? Eshte normale qe une dhe ai te kemi…”

Darmian, cfare fjalesh: “Duam te fitojme Scudetton. Dumfries? Eshte normale qe une dhe ai te kemi…”
Inter Club Staff

Shperthimi i Denzel Dumfries, menjehere pas ndaleses se tij per demtim, do te detyroje Matteo Darmian qe te djersise shume per vendin ne krahun e djathte.

“Ne nje skuader si Interi eshte normale qe ka kompeticion te forte ne cdo rol, qe prej fillimit te sezonit”, ka thene ai ne fillim te inervistes se tij per La Stampa ku ka thene edhe fjale shume te bukura.

Eshte nje Inter spektakolar deri me tani…

“Edhe ne, gjate ndeshjeve, provojme ate qe ndihet nga jashte. Kenaqemi shume dhe jemi mire bashke.”

“Jemi nje grup qe ka krijuar dicka te rendesishme: mentalitet, deshire per te fituar dhe kapacitet te madh per te vuajtur edhe ne momente delikate.”

Ke dueluar gjithmone me Milanin per te fituar Scudetton, skuadra qe te ka bere te debutosh ne futbollin e madh…

“Une i detyrohem shume Milanit. Me kane bere te rritem. Jam futur femije dhe kam dal burre. Ne moshen 19 vjecare kisha nevoje te luaja dhe jemi ndare me marreveshje.”

“Tani jam shume i lumtur tek Interi. Mund te kisha ardhur edhe me pare. Viti i kaluar ishte shume i bukur. Tani duhet te rikonfirmohemi.”

A njihet profili i lojtarit serioz qe punon fort per te qendruar ne nivele te larta?

“Kur nuk ke talent super, atehere duhet te kesh ambicje dhe perkushtim. Duhet te falenderoj lojtare qe kur une isha i vogel ata me ndihmonin.”

“Kampione si Maldini, Gattuso dhe Costacurta qe me kane mesuar si te punoj. Ka qene nje shkolle e madhe.”

Dumfries eshte ne forme…

“Per neve tek Interi nuk eshte problem dicka e tille. Eshte normale qe ai dhe une te luftojme per nje vend. Duhet kompeticion ne nje skuader te madhe.”

Ne kete moment te arte qe po kalon te mungon kombetarja?

“Do te ishte nje nder i madh te rikthehesha. E kujtoj si nje eksperience te pabesueshme ate Boteror te 2014. Por tani tranjeri Mancini ka bere zgjedhje te tjera.”

“Kane qene te gjitha te goditura. Te mendoj per play off ne mars me sjell ne mendje shtyllen e goditur ne 2017 ndaj Suedise. Me ka mbetur ne mendje. Kesaj radhe Italia mund tja dale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.