Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo vazhdon te surprizoje: “Harrojeni cfare ben ne fushe, Lautaro i ka thene jo Interit per sa i perket rinovimit: ai deshiron vetem Barcen.”

Mundo Deportivo vazhdon te surprizoje: “Harrojeni cfare ben ne fushe, Lautaro i ka thene jo Interit per sa i perket rinovimit: ai deshiron vetem Barcen.”
Inter Club Staff

Ne Spanje vazhdojne te jene te sigurt: sezonin e ardhshem, Lautaro Martinez do te veshe fanellen e Barcelones pavarsisht se ka shume rezistence nga Interi.

Fjalet e Bartomeu diten e djeshme, i cili eshte edhe presidenti i blaugranave, kane konfirmuar interesin e Barcelones per sulmuesin e Interit por edhe deshiren per te pritur mbylljen e kampionateve perpara se te mbyllet tratativa.

Oferta e Barcelones mbetet e njejte: 70 milione euro plus kartonin e nje lojtari, qe ti afrohen ne kete menyre 111 milioneve te famshem.

E reja ne kete mes, sipas Mundo Deportivo, qendron te fakti se Interi ka pranuar qe Junior Firpo te vleresohet me 41 milione euro si shpenzim.

JO RINOVIMIT NGA INTERI – Sipas te perditshmes spanjolle, Lautaro Martinez ka nje marreveshje me Barcelonen dhe kete Interi e di.

Zikalterit, nderkohe kane marre nje ‘jo’ te thate nga Laitaro per sa i perket rinovimit te kontrates, sepse ai eshte shume i tunduar nga ideja per te luajtur me Messin dhe vendimin e ka marre.

Topi i ka kaluar Barcelones tani dhe drejtuesve te saj, qe me pare duhet te shesin disa lojtare perpara se te investojne 70 milione cash per Lautaron.

JUNIOR FIRPO, CMIMI ESHTE AI I DUHURI – Per sa i perket perfshirjes se Junior Firpo ne operacionin per Lautaron, Interi pasi ka bere rezistence ne fillim, ka pranuar vleresimin qe i ben Barcelona lojtarit: 41 milione euro.

Mbrojtesi i krahut spanjoll me origjine domenikane i ka bindur zikalterit per te luajtur me Ashley Young ne 3-5-2 e Antonio Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.