Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,156 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Shkarkohem ne rast rezultatesh negative? Presioni eshte normal. Joao Mario eshte gati. Erkin nuk i kthej pergjigje. Jo-Jo…

De Boer: “Shkarkohem ne rast rezultatesh negative? Presioni eshte normal. Joao Mario eshte gati. Erkin nuk i kthej pergjigje. Jo-Jo…
  • On 10/09/2016, 16:27

Ndeshja e trete ne kampionat dhe konferenca e trete perpara ndeshjes per Frank De Boer, i cili ka folur nga qendra sportive Angelo Moratti. Nje transferte e veshtire me nje skuader te rrezikshme, por per Inter eshte shume e rendesishme te mare rezultatin e pare pozitiv ne kete kampionat.

Mund te konsiderohet ndeshja e neserme si hapi i pare pozitiv i ketij sezoni?

“Sigurisht pasi nuk jemi te kenaqur me dy ndeshjet e para. Sot eshte dita e pare qe mund te punonim te kompletuar per ndeshjen e neserme. Kam besim, mendoj se do marim rezultat pozitiv. Jam i lumtur qe do luajm tre ndeshje, edhe pse nuk eshte pozitive qe disa futbollist sapo jan rikthyer nga Kombetaret. Por disa prej tyre kan luajtur 90′ minuta, duhet te permiresohemi, mendoj se e kemi bere”.

Cfare mban mend nga derby i Glasgow?

“Sigurisht qe eshte fantastike te shohesh nje ndeshje per 90 minuta, nje nga derbit me te zjarrte ne bote. Nje ndeshje qe nuk e kemi pare prej disa vitesh. Publiku eshte i shkelqyer, edhe ambjenti. Eshte shume bukur”.

Cilin aspekt keni permiresuar tek skuadra, dhe cfare deshiron te shohesh neser?

“Deshirojme tre pike, kjo eshte me e rendesishmja. Jemi permiresuar, si ne nivelin teknik edhe ate mental. Piket do te vijne, por nuk duhet te shohim vetem piket. Duhet pare edhe loja. Kunder palermos luajtim mire, duam te vazhdojme permiresimin edhe neser”.

Do luaj Joao Mario nga minuta e 1? Cfare roli do luaj Banega?

“Per Banega nuk dua te flas, te gjith mund te luajn. Joao Mario eshte gati, do jete me ne”.

Ne cilin rol e shihni me mire Joao Mario?

“Mendoj se eshte nje mesfushor i kompletuar. Mund te luaj ne pozicione te ndryshme,si ne qender e ne krah, ky eshte nje avantazh i madh”.

Kampionati i Inter fillon neser?

“Kampionati ka filluar, por ne nje pik mund te jete e vertete. Kemi punuar fort gjat pauzes, sidomos ne nivelin fizik. Sigurishte qe eshte e veshtire te me plotesohen te gjitha idet ne pak kohe, neser do jete dicka tjeter, kam besim”.

Brozovic e Joao Mario mund te luajn sebashku?

“Jan dy lojtar me kualitet te madh qe do e ndihmojne skuadren. Sigurisht, mund te luajn sebashku”.

Jeni surprizuar nga kritikat e medias italiane apo e prisnit?

“Besoj se eshte normale, sidomos kur vjen nje trajner i ri si mua. Duhet te shikohen te gjith aspektet perpara se te gjykohet, si psh koha e paket qe kisha ne dispozicion per te pergatitur skuadren. Kam besim, por duhet durim dhe pune per tu permiresuar”.

Cfare mendon kur degjon se flitet qe tani per mundesin e largimit tuaj ne rast se ndeshjet e ardhshme shkojne keq?

“Kur je ne nje klub te madh si Inter, dhe rezultatet nuk vijne eshte normale qe te kete presion. Per mua nuk eshte problem, jam i sigurt se do arrijme suksese ne te ardhmen. Vertet hasem veshtiresi ne ndeshjet e para por jam i bindur se do rregullohen gjate kesaj kohe”.

Ne janar do kerkoni te kompletoni skuadren, me nje regjister?

“Kur kam filluar nuk kam menduar per merkaton e as per ate qe ndodhi me Mancinin, por vetem per te ardhmen”.

Ne cilin repart ka me shume nevoj per permiresim?

“Duhet e gjith skuadra, duhet te punojme me kete parim. Kemi gabuar kunder Chievo e Palermo ne mbajtjen e topit, disa lojtar kan vrapuar shume per te rikuperuar topin. Duhet te punojme edhe mbi kete, me e rendesishmja eshte qe mos te pesojm gol”.

Mund ta shohim Joao Mario ne 4-2-3-1?

“Kemi shume mundesi, nuk duhet te fokusohemi vetem tek nje modul por 4-2-3-1 eshte nje mundesi. Gjeja me e rendesishme eshte ideja e lojes, ndonjehere duhet te ndryshoje ne varesi te kundershtarit por edhe te gjendjes fizike”.

Mund te kete hapsire per Jovetic?

“Flasim per nje lojtar me kualitet, po stervitet mire. Varet nga ai, dua qe te jete gati per te luajtur. Kam besim tek ai”.

Si eshte Nagatomo? Eshte rikuperuar?

“Ka punuar me ne dhe do udhetoje per ne Pescara. Mund te luaj, eshte rikuperuar”.

Deshironi ti pergjigjeni deklaratave te Erkin?

“Nuk dua te pergjigjem, nuk me intereson”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.