Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Del Piero zbulon: “A e dini se cfare ka Interi me shume se sa Juventusi? Vetem nje gje: ka…”

Del Piero zbulon: “A e dini se cfare ka Interi me shume se sa Juventusi? Vetem nje gje: ka…”
Inter Club Staff

Inter do te luaje sot nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit perballe skuadres se Atalantes ne San Siro.

Zikalterit duhet te fitojne duke qene se Milani dhe Juventusi i kane fituar te dyja takimet e tyre respektive ndaj Verones dhe Lazios.

Nderkohe, dje si cdo te diele, eshte transmetuar edhe ‘Sky Calcio Club’, ku nder te tjera, ka folur edhe legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero.

Ai ka analizuar momentin qe po kalon Serie A dhe eshte ndalur tek Interi dhe sidomos tek ish-shoku i tij i skuadres, Antonio Conte.

“A e dini se cfare ka Interi me shume se sa Juventusi? Vetem nje gje: ka nje tranjer si Antonio Conte, qe eshte nje tranjer shume i mire.”

“Ne fillim flisnim per Skriniar, Bastoni, por Conte eshte nje tranjer shume impenjativ. Kjo duhet thene perpara te gjithash.”

“Eshte nje gjeneral. Nuk do qe ti te ndalesh. Ndalet ai per ty per te analizuar cdo gje. Nese ka dashur me shume kohe per te perfshire Eriksen per shkak te gjuhes? Po, por me siguri ta fusesh ne minuten e 90 nuk eshte se e ka ndihmuar situaten.”

“Gjithesesi tani ka rekuperuar. Por kur them se Interi ka Conten me shume se Juventusi, nuk dua te them se Pirlo nuk ben. Dua thjesht te them se Interi ka nje tranjer me eksperience ne Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.