Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja refuzimi qe permbysi cdo skeme merkatoje: “Marotta beri gjithcka qe te mos i jepte te drejte Contes kur…”

Inter, ja refuzimi qe permbysi cdo skeme merkatoje: “Marotta beri gjithcka qe te mos i jepte te drejte Contes kur…”
Inter Club Staff

Dhe te mendosh se ne kete ndeshje sot ai nuk do te luante fare, nese veren e shkuar do te kishte perfunduar te Tottenham, qe e donte me te gjitha ceshtjet. 

Milan Skriniar, titullar i padiskutueshem sot ne San Siro kunder Atalantes, ishte shume afer largimit nga Interi ne 2020.

Mourinho e kishte kerkuar me ngulm dhe drejtuesit e anglezeve kishin menduar nje te ardhme te mbrojtjes me te ne mendje.

Por Antonio Conte, ne takimin e famshem te Villa Bellini, ka kerkuar qendrimin e sllovakut, dhe si pasoje, shitjen e Godin, qe me vone shkoi te Cagliari. Kjo ndodhi kohe pasi ai kishte kerkuar shitjen e sllovakut (ne fillim te merkatos).

Marotta nderkohe ka qendruar stoik, duke mos e ulur kurre kerkesen prej 50 milione eurosh per Skriniar, dhe vetem keshtu u mundesia qendrimi i Skriniar.

CEO i Interit beri ne nje fare menyre gjithcka qe te mos i jepte te drejte Contes kur ai kerkonte largimin e tij, duke mos e ulur me asnje cent cmimin e sllovakut.

Nje refuzim ky qe pothuajse permbysi te gjitha skemat e merkatos zikalter, qe me parate e shitjes se Skriniar do te ishin financuar blerje te tjera.

“Skriniar ne kete sezon eshte rikthyer te jete… Skriniar. Veshtiresite e sezonit te kaluar ne adaptimin me tre lojtare prapa ishin shtuar shume deri sa ai e humbi vendin edhe ndaj Godin.”

“Skriniar ka perveshur menget, ka punuar, i eshte afruar shume shitjes te Tottenham por ne fund arriti te fitonte Interin.”

“Ai eshte rikthyer te goli pas dy sezonesh mungese por mbi te gjitha, eshte rikthyer ai muri qe te gjithe njohim”, shkruan sot Tuttosport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.