Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio i shtang te gjithe per Dybala-Inter: “Nuk e keni kuptuar ndoshta, por Marotta ka hequr dore nga…”

Di Marzio i shtang te gjithe per Dybala-Inter: “Nuk e keni kuptuar ndoshta, por Marotta ka hequr dore nga…”
Inter Club Staff

Paulo Dybala eshte ende pa nje skuader qe prej largimit nga Juventusi me skadencen e kontrates se 30 qershorit.

Argjentinasi eshte ne Miami me pushime dhe po pret te njohe destinacionin e tij te radhes per sezonin e sapo filluar

Ai eshte i lire ta zgjedhe ate, duke qene se eshte nje lojtar i lire. Per kete flet edhe Gianluca Di Marzio, qe i ka habitur te gjithe diten e djeshme.

Keshtu eshte shprehur ai per Corriere della Sera: “Roma po kerkon qe te mbaje ne nje nivel te pranueshem kostot”.

“Napoli ka bere nje sondazh te vogel, por duke pare numrat dhe fitimet potenciale nga ky operacion, ka hequr dore”.

“Milan? Ata nuk kane disponueshmerine ekonomike per pagen e Dybala dhe do te ishin me te gatshem te investonin para te nje talent belg si De Ketalaere qe ka nje rroge te ulet”.

“Dybala ndoshta po, por vetem me disa kushte te caktuara. Skuadrat italiane nuk duan te paguajne me shume se 4 milione euro ne sezon”.

“Pak a shume sa gjysma e asaj qe Dybala kishte rene dakord me Juventusin dimrin e kaluar perpara se marreveshja te prishej nga Juventusi”.

“Por duke qene se jemi duke folur per hapat prapa, kete gje ka bere ne nje lloj forme edhe Interi me Marotten”.

“E vetmja ne Serie A qe ka pasur nje tratative te vertete dhe serioze me Dybala ka qene pikerisht skuadra e Interit.”

“Por deri me tani, nje marreveshje finale nuk eshte arritur dhe gjithcka me pas e ka komplikuar ardhja e Lukaku ne Milano”.

“Oferta maksimale e Interit ka prekur 5 milione euro dhe 1 milione euro bonuse per tu integruar me paraqitjet ne fushe”.

“Ne ate kohe, agjenti i Dybala ka qene i bindur se mund te perfitonte me shume dhe nuk ka pranuar, por Lukaku beri qe edhe kjo oferte te lekundej”.

“Inter ne ate moment me pas ka filluar dalengadale te bente hapa pas deri sa Marotta e ka lene fare kete goditje”.

“Simone Inzaghi eshte ne rregull me sulmin qe ka dhe duke qene se ekuilibrat jane te shenjte, tani nuk do te mjaftonte as largimi i Sanchez per te marre Dybala”.

“Marotta keshtu nuk ka bere asnje taktike por ka thene te verteten. Edhe pse ka pasur (mbase ka akoma, nuk i dihet) tundimin per te investuar fort te Dybala, tani gjerat kane ndryshuar”.

“Kush eshte agjent i Dybala kete e ka kuptuar prej kohesh. Ja pse kane filluar kontaktet me Premier League ditet e fundit. Pastaj, cdo dite pa skuader qe kalon Dybala, eshte lajm me vete”.

“Ai rrezikon te mbetet gjate pa nje skuader dhe duke demtuar keshtu pergatitjen e tij dhe prezencen ne Boteror, pse jo. Skadenca per te eshte kthyer nje boomerang”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.