Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

986 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon gjithcka: “Ja marreveshja sekrete Inter-Chelsea per Lukaku: kete vere Inter mund ta mbaje duke…”

Di Marzio zbulon gjithcka: “Ja marreveshja sekrete Inter-Chelsea per Lukaku: kete vere Inter mund ta mbaje duke…”
Inter Club Staff

E gjithe e verteta per te ardhmen e Romelu Lukaku eshte zbuluar nga Gianluca Di Marzio ne Sky Sport. Ose te pakten ashtu pretendon gazetari i njohur italian.

Keshtu, eksperti i merkatos, ka folur perseri per Interin dhe Big Rom, qe ka qene i ndalur per nje demtim dhe qe do te kthehet shume shpejt.

Ky ka qene skenari i veres se ardhshme per te ardhmen e lojtarit belg direkt nga Di Marzio nderkohe:

“Pas asaj qe Chelsea investoi per te nje vere me pare, dhe nje kerkese me ngulm per tu shitur nga Inter, une nuk mendoja kurre se do te mund te kthehej”.

“E mbi te gjitha ne huazim. Ka qene nje nga ato raste kur deshira e lojtarit ka bere diferencen me te madhe”.

“Bashke me nderrimin e pronareve te Chelsea. Nuk mendoj kurre se Marina Granovskaia do e lejonte dicka te tille”.

“Ajo do e mbante ne Stamford Bridge te rrinte si nje spektaktor, perpara se ta linte te kthehej keshtu tek Inter”.

“Nuk do e kishte dhene kurre ne huazim. Me shume mundesi, situata qe ka qene duke kaluar klubi ka favorizuar gjithcka.”

Por pyetja e madhe eshte nje tjeter: cfare mund te ndodhe kete vere me Lukakun, do te kthehet ai te Chelsea?

“Shanset qe ai te kthehet te Chelsea, pas asaj qe ka thene, asaj qe ka bere, mendoj se jane shume te ulta.”

“Nuk ka fare me sakte, mendoj se eshte dicka shume e veshtire. Si mund te kthehet ai? Si mund te luaje prape te Chelsea?”

“Ka bere gjithcka per te ardhur tek Inter. Ne Londer tifozet nuk do ta pranonin kurre pas asaj qe ka bere kete vere”.

“Ky eshte nje problem tjeter. Prandaj, Chelsea dhe Inter kane gjetur nje marreveshje te pa bere publike, sepse UEFA nuk lejon huazimet dy vjecare”.

“Eshte rene dakord, qe Inter dhe Chelsea te bejne nje huazim te ri sapo ky sezon te mbaroje, per 10 milione euro te tjera”.

“Cmimi me pas do te ulet ne menyre te vazhdueshme, deri sa Inter te vendose nese deshiron ta bleje apo jo lojtarin”.

“Por nuk ka asnje dyshim per kete: marreveshaj normalisht nuk eshte e hapur per publikun, eshte sekrete, por kjo eshte e verteta”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.