Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, takim ne keto caste Inzaghi-Marotta ne Appiano: “Ja tre problemet ne tavoline: edhe emri i…”

E FUNDIT – Inter, takim ne keto caste Inzaghi-Marotta ne Appiano: “Ja tre problemet ne tavoline: edhe emri i…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ne keto caste ne Appiano Gentile po ndodh takimi i shumepritur ndermjet Beppe Marottes dhe Simone Inzaghi.

Nderkohe, diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka tentuar te tregoje te gjitha temat e diskutimit, duke u ndalur ne tre gjera qe jane me te rendesishmet.

Ja cfare shkruajne ata: “Kampionati eshte normalisht ne nje pike te rekuperueshme edhe per objektivin me maksimal”.

“Mbi te gjitha, mjafton te shihet nga ana statistikore dhe kupton se te gjithe jane pak a shume ne nje nivel per sa i perket pikeve”.

“Por takimi qe do te ndodhe sot do te jete edhe per kete gje. Takimi ka shume rendesi jo vetem sepse eshte i pazakonte, por edhe sepse ndodh pothuajse 4 apo 5 dite pas humbjes ne Udine”.

“Eshte nje humbje qe ka lene nje shije te keqe ne shtepine e Interit dhe ka shenuar edhe nje kufi qe Inter nuk duhet ta kape me”.

“Inzaghi nuk e rrezikon vendin, kjo eshte kuptuar tashme, por qellimi i klubit eshte te nderhyje sa situata eshte ende e rekuperueshme”.

“Gjithesesi, bonuset per tranjerin kane perfunduar. Ne 40 ditet e ardhshme, pra deri sa te filloje edhe Boterori, si Inter dhe si tranjeri i saj, luajne per gjithcka”.

“Nese trendi nuk do te ndryshoje, atehere do te hapeshin menjehere disa skenare qe tani as nuk mendohen fare”.

“Ose me mire, skenare qe nuk ishin menduar aspak deri para ndeshjes me Udinesesn dhe qe mund te prekin edhe pozicionin e tranjerit”.

Nderkohe, pasi La Gazzetta dello Sport thote kete, ata jane futur me ne detaje ne lidhje me takimin qe po ndodh ne keto caste:

“Te gjithe komponentet e zones teknike do te jene kete mengjes ne Appiano Gentile. Te gjithe drejtuesit do te takojne Inzaghin”.

“Ndeshja ne Udine do te jete thjesht spunto nga do te niset i gjithe diskutimi dhe me pas do te diskutohen shume gjera te tjera dhe problematika te medha”.

“E para eshte gjendja atletike. Dyshimet e fillimit jane bere te gjitha realitet dhe skuadra eshte pare shume pak brilante”.

“Edhe disa lojtare jane ankuar per kete me stafin teknik. Nje tjeter aspekt kritik qe do te diskutohet eshte edhe ai mental.”

“Te pakten kater nga 11 golat e pesuar ne kampionat kane ardhur nga gabime individuale te lojtareve te Interit”.

“Nje tjeter nyje per tu zgjidhur me pas ne Appiano eshte edhe konfuzioni. Termi eshte ky, por brenda ka shume aspekte”.

“Drejtuesit nuk kane qellimin me te vogel qe te futen ne vendimet e tranjerit apo ne zgjidhjet e tij teknike”.

“Ato do te mbeten dicka ekskluzive e tij. Por eshte evidente qe per disa nga ato duhet te diskutohet dhe tranjeri te keshillohet te mos fuse skuadren me shume ne konfuzion”.

“Ndonjehere jane disa vendime instiktive si ato ne Udine per shembull qe kane rrezikun qe grupit ti hiqet siguri dhe te shtohet nje presion i panevojshem”.

“Jo te gjithe ne fund te fundit reagojne ne menyre te njejte. Nese turnoveri lind me principe te papranueshme, atehere mund te kete pasoja me te medha”.

“Ekuilibrat ne dhomat e zhveshjes jane nje aspekt shume delikat nga i cili Inzaghi duhet te kete shume kujdes”.

“Lojtaret jane shume te kujdesshem gjithmone: ata shohin me kujdes zgjedhjet, sigurisht, por lexojne me kujdes edhe deklaratat”.

“Ja pse me me shume rregull, me me shume ekuiliber dhe ne disa raste me me shume fleksibilitet, Inter mund te rritet shume kete sezon”.

“Nje kthese ‘U’ pritet nga te gjithe. Edhe nga Presidenti Zhang qe ne keto ore do te rikthehet ne Itali nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes”.

“Edhe ai vete nuk e ka pritur aspak nje nisje te tille nga ana e Interit dhe po pret qe te ndryshoje dicka tani”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.