Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon: “Ja vendimi qe ka marre Conte per Eriksen”.

Di Marzio zbulon: “Ja vendimi qe ka marre Conte per Eriksen”.
Inter Club Staff

Gianluca Di Marzio keto dite qe transmetimet ne studiot e Sky Sport jane ndaluar, po drejton emisionin e tij nga shtepia nepermjet lidhjeve direkte. 

Ai flet shpesh per tratativat e merkatos por kesaj radhe ka tentuar te tregoje dicka ne lidhje me idete e Contes per Eriksen.

Blerja me e re e Interit ne muajin janar ka pasur shume veshtiresi ne fillimet e tij ne Serie A dhe te gjithe po presin me padurim ta shohin ate ne fushe dhe te zbulojne se cfare ka menduar Conte per te.

Keshtu, duke folur per Calciomercato L’Originale, Di Marzio ka tentuar te zbuloje mendimin qe ka Conte ne kete moment per danezin.

Sipas tij, tranjeri i Interit ka punuar shume keto kohe duke studiuar zgjidhje per trekuartistin dhe me sa duket ka dale ne perfundimin se duhet ndryshuar moduli per tu pershtatur me te.

Sipas ekspertit italian, kur ke nje lojtar aq te madh ne skuader, nuk duhet te ndryshosh lojtarin, por skema duhet te pershtatet per te.

“Ideja e fundit e Contes eshte qe te provohet te nderrohet sistemi i lojes.”

“Kjo do te behet per arsyen e vetme qe ti jepet Eriksen mundesia qe te tregoje vlerat e tij te jashtezakonshme ne nje skeme 3-4-1-2.”

“Ne kete moment po mendohet madje qe edhe lojtaret qe do te kerkohen ne merkato te jene adapt per 3-4-1-2 dhe jo per 3-5-2.”

“Nje vendim shume i rendesishem ky nga ana e Contes qe kurre me pare ne karrieren e tij nuk e ka ndryshuar skemen per tju pershtatur nje lojtari te vetem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.