Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dybala-Inter, mund te ndodhe e pabesueshmja? “Juventus mund ta humbase me zero. Premtimi i Marottes…”

Dybala-Inter, mund te ndodhe e pabesueshmja? “Juventus mund ta humbase me zero. Premtimi i Marottes…”
Inter Club Staff

“Tashme ka perfunduar me te vertete gjithcka. Ose te pakten duket keshtu. Ndermjet Juventusit dhe Paulo Dybala duket se ka nje krisje te madhe.”

Ne kete menyre hapet sot artikulli i Calciomercato.com per sa i perket te ardhmes te Juventusi te argjentinasit Paulo Dybala.

Perballe veshtiresive te shumta ne tratativen per rinovimin e kontrates se argjentinasit qe eshte ne skadence ne fund te 2022, ne fakt, jane shtuar edhe disa polemika te tjera dje.

Sjellja e Dybala eshte quajtur e papergjegjshme dhe e papranueshme sepse ka thyer rregullat anti-Covid duke organizuar nje party me Arthur dhe McKennie.

Tashme duket me te vertete e veshtire qe te imagjinohet nje zgjatje kontrate ndermjet paleve dhe largimi i Dybala duket nje piste shume e mundshme per fundin e sezonit.

Disa dite me pare, Fabrizio Biasin, gazetar i njohur i Libero dhe shume afer ambientit te Interit, tha: “Siguria eshte se Dybala dhe Marotta kane pasur gjithmone nje raport shume te mire.”

“Kur Marotta eshte larguar nga Juventusi, ai i ka bere nje premtim Dybala se nje dite ata do te punonin perseri bashke nje dite.”

E ku i dihet, administratori i deleguar aktual i Interit mbase po mendon qe te kryeje nje kryeveper te rendesishme e qe ne pamje te pare duket e pamendueshme si ajo e transferimit ne Milano te argjentinasit me paramter zero.

Po, sepse ashtu si shkruan calciomercato.com, rreziku me i larte qe ka Juventusi tani eshte qe Dybala te prese fundin e kontrates.

“Vetem se ka edhe nje problem tjeter ndermjet paleve qe kane tashme nje raport teper te komplikuar.”

“Dybala nuk eshte dakord me cdo destinacion qe mund te kerkoje Juventusi ta coje dhe keshtu mund te prese fundin e kontrates edhe per kete arsye.”

“Juventusi nderkohe e di qe nuk mund ta lejoje dicka te tille per ty arsye madhore: sepse i bie te humbase me paramter zero nje lojtar qe deri para 1 viti kushtonte 100 milione euro ne merkato dhe qe nje nga lojtaret e saj me te mire te shkoje pikerisht te rivali i perjetshem pa asnje pagese mbi te gjitha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.