Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Inter, Marotta ka ndermarre nje rrezik shume te madh

Corriere – Inter, Marotta ka ndermarre nje rrezik shume te madh
Inter Club Staff

Te ndahesh me 124 gola nuk eshte nje vendim aspak i lehte, edhe duke llogaritur gjithcka cfare ndodhi ne muajt e fundit.

Sido qe ta shikosh ceshtjen Icardi, Beppe Marotta per te miren e Interit dhe per te miren e punes se Antonio Contes, ka vendosur qe te heqe dore nga sulmuesi argjentinas.

Nje vendim i forte, i vendosur por mbi te gjitha shume i rrezikshem ky pavarsisht cdo gjeje.

Por administratori i deleguar i Interit ka vendosur nje certifikate garancie per te ardhmen e sulmit te skuadres zikalter duke sjelle ne shtepi Romelu Lukaku.

Per kete ka folur sot Corriere dello Sport e cila tregon se si rreziku qe ka ndermarre Marotta eshte shume i madh edhe nga ana ekonomike:

“Lukaku eshte shume i karikuar. Nuk ka asnje dyshim per kete. Kombetarja e kthen ne nje lojtar komplet tjeter ate, ne nje makineri golash. Por edhe tek Interi ai ka shenuar tek dy ndeshjet e para.”

“Belgu ne keto kohe nuk para gabon asnje gje dhe mbase do te vazhdoje te shenoje edhe te shtunen kunder Udineses.”

“Lukaku si nje certifikate sigurie per zevendesimin e Icardit nuk eshte aspak keq. Interi eshte dimensioni i ri i Lukakut qe pergjigjet gjithmone me gjuhen e golit.”

“Nese shenon edhe ndaj Udineses, atehere do te ishte nje tris qe do te mbahej mend gjate. Ai kurre nuk ka shenuar ne tre ndeshjet e para me nje skuader te re.”

“Marotta eshte ai qe ka ndermarre te gjithe rrezikun persiper ne rast deshtimi por deri me tani, ka qene nje rrezik i embel qe ka ngrohur edhe tifozet zikalter sepse Lukaku eshte perfshire shume shpejt ne skuader dhe ne ambjentin interist. Por a do te vazhdoje keshtu? Rreziku mbetet  gjithesesi por entuziazmi gjithashtu po rritet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.