Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

958 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta pranon gjithcka perpara mediave: “Po e vertete. Shume shpejt presim qe te mbyllim marreveshjen per…”

Marotta pranon gjithcka perpara mediave: “Po e vertete. Shume shpejt presim qe te mbyllim marreveshjen per…”
Inter Club Staff

Titulli i pare i sezonit erdhi per Interin por edhe per te, qe eshte nje nga drejtuesit me te suksesshem te Interit sezonet e fundit.

Keshtu, dje, Beppe Marotta, pak minuta perpara se ndeshja te fillonte, ka zbuluar nje lajm shume te rendesishem per te gjithe.

Kjo ka qene intervista e tij:

Cfare do te thote per Interin ky trofe? Si ndiheni te jeni favorit?

“Ky eshte nje trofe i rendesishem, prestigjoz. Luajme nje ndeshje te rendesishme. Motivimet jane te larta, pastaj perballe eshte Juventusi. Duhet te fitojme.”

Mund te themi se eshte zyrtar rinovimi i Brozovic per ju drejtuesit?

“Per ate qe me takon mua, e dhena e rendesishme eshte gjetja e vullnetit per te ecur perpara bashke, te gjithe. Por eshte e vertete, shume shpejt presim te arrijme ne nje marreveshje.”

“Nuk kemi arritur akoma ne fund por jemi te bindur qe zyrtarizimi do te vije shume shpejt. Per ate qe me takon mua, Ausilios apo Baccin di te them qe jemi nje skuader qe duam te mbeshtesim maksimalisht tranjerin Inzaghi.”

“Puna e bere me Inzaghin ka qene e shkelqyer dhe duam te vazhdojme keshtu.”

Cfare ndeshje pret sot?

“Mendoj se skuadra jone po kalon nje moment forme te lidhur edhe me paraqitjet. Por kjo ndeshje eshte e vecante, ka nje rezultat ne loje dhe ne duhet te luftojme per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.