Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

499 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Agjenti i Eriksen padit Interin ne gjykate: ja detajet!

E FUNDIT – Agjenti i Eriksen padit Interin ne gjykate: ja detajet!
Inter Club Staff

Me sa duket ka nje problem te ri ne shtepine Inter per sa i perket Christian Eriksen dhe nuk ka te beje vetem me fushen e lojes.

Sipas nje lajmi te ketyre minutave, agjenti i mesfushorit danez ka bere nje padi ne gjykaten e arbitrazhit te sportit ne Itali kunder klubit zikalter.

“Kolegji i Garancise se Sportit ka marre nje padi arbtrazhi, bazuar ne artikullin numer 22, paragrafi 2, i Rregullores se Agjenteve Sportive te CONI.”

“Kjo padi ka ardhur nga ana e agjentit sportiv Martinus Shoots kunder klubit F.C. Internazionale Milano S.p.A.”

“Padia ka ardhur per shkak të kontratës së mandatit, të nënshkruar më 27 janar 2020, në sajë të së cilës klubi njoftoi kërkesën e sipërpërmendur për të lejuar transferimin e lojtarit Christian Eriksen, i regjistruar atëherë në Tottenham Hotspur FC, në klubin zikalter.”

Kaq thuhet ne komunikaten e publikuar pak me pare nga CONI, e cila nuk tregon detaje per arsyen pse eshte bere kjo padi ekzaktesisht.

Per kete arsye priten te reja nga momenti ne moment ne lidhje me objektin e padise. Gjithashtu, pritet nje sqarim edhe nga vete klubi.

Nga rregullorja e cituar mendohet se e gjitha mund te kete te beje me ndonje mosmarreveshje ndermjet agjentit dhe Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.