Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Agnelli hidhet ne gjyq nga gjysma e Serie A? “Presidenti i Juventusit akuzohet se…”

E FUNDIT – Agnelli hidhet ne gjyq nga gjysma e Serie A? “Presidenti i Juventusit akuzohet se…”
Inter Club Staff

Asambleja e Liges se Serie A qe do te mbahet sot duket se do te jete vertete e zjarrte ne plot kuptimin e fjales.

Tema kryesore qe do te diskutohet do te jete ajo e te drejtave televizive, por eshte e qarte se diskutimi do te zhvillohet edhe per Super League.

Ne vecanti, shume klube kane vene ne shenjester Andrea Agnellin (me shume se 12 klube) qe e shohin dhe si nismetarin e projektit bashke me Florentino Perez.

Por numri nje i Juventusit sipas klubeve ne Serie A ka nje njolle te zeze mbi koke sepse ai akuzohet si shkaktari kryesor i deshtimit te hyrjes se fondit te rendesishem ne Serie A qe do te ndihmonte klubet nga ana financiare.

European Super League: Agnelli says competition can no longer go ahead  after English clubs withdraw - The Athletic

“Per kete motiv, shume presidente te Serie A po mendojne te hedhin ne gjyq per te kerkuar demshperblim nga Agnelli.”

“Ai konsiderohet nga maxhoranca si fajtori kryesor per deshtimin e operacionit qe do te kishte sjelle ne kasat e Serie A plot nje miliarde e shtateqind milione euro dhe nje linje kreditimi prej 1,2 miliarde euro per te krijuar media company-ne e Serie A.”

“Sulmi vetem sapo ka nisur dhe gjithcka do e kete zanafillen me Presidentin e Liga Serie A, Dal Pino, i cili do te jete shume i ashper.”

“Ashtu si eshte bere me dije edhe me pare, Beppe Marotta diten e sotme do te vere ne diskutim edhe mandatin e tij si keshilltar federal.

Nese shumica do te jete dakord per largimin e tij, ai do te jape doreheqjen nga ky post i rendesishem. E njeja gje vlen edhe per Scaroni, presidentin e Milanit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.