Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Ja kush eshte tranjeri qe ja kam plotesuar deshirat me shume. Taribo West? Ka qene totalisht i cmendur.”

Moratti: “Ja kush eshte tranjeri qe ja kam plotesuar deshirat me shume. Taribo West? Ka qene totalisht i cmendur.”
Inter Club Staff

Massimo Moratti eshte mbase zikalteri me i dashur i historise dhe kete gje e ka konfirmuar edhe nje sondazh i bere nga Calciomercato.com. 

Ish-presidenti i Interit i ka falenderuar tifozet me klasin e perhershem: “Eshte nje ndenje qe nuk mund te mos me beje flenderues ndaj tyre.”

“I falenderoj per dashurine, mendoj se eshte rezultat i shume viteve te bukura te kaluara bashke. I kurorezuam bukur.”

Duke hequr veten dhe babain tend, ti ke do te votoje?

“Do te votoja Facchetti per te gjithe ate qe ka dhene per Interin dhe per ate qe ka perfaqesuar per Interin dhe per ne zikalterit si lojtar dhe si drejtues.”

Ka edhe nje aspekt tjeter simpatik ne kete sondazh…

“Me thuaj.”

Interistat kane pasur mundesi te votojne edhe per ata me pak simpatike dhe surprizat jane Nedved i treti dhe Wanda Nara ne vendin e katert?

(Qesh jo pak) “Nuk i prisja kaq lart ne kete klasifikim por nuk e kam nje shpjegim per kete. Nedved ka qene autor i nje faulli qe i kushtoi Figos nje demtim te gjate ndersa Wanda Nara ne nje pike te caktuar ka turbulluar jo pak ambjentin. Por gjithesesi duhet te kete paqe.”

President, na hiqni nje kuriozitet. Ti i studion akoma videot e lojtareve?

“Ne kete moment qe po flasim, po zbavitem duke pare video me kujdes te Interit te Madh. Por ne pergjithesi shikoj gjithmone ndonje ndeshje nga kampionatet e huaja per te zbuluar ndonje talent te ri. Eshte instikti.”

Jane me shume lojtaret qe ke zgjedhur ti apo me shume ato qe kane zgjedhur tranjeret?

(Qesh, akoma me shume se me pare) “Le te themi se ka pasur nje rregull te pashkruar ku une lija tranjeret qe te zgjidhnin disa dhe me pas te tjeret i zgjidhja vete.”

Tranjeri qe ke kenaqur me shume ne merkato?

“Lippi mendoj duke pare qe i kam mare pothuajse te gjithe lojtaret qe me kerkoi.”

A do i uroje njerit prej femijeve te tu te behej president i klubit?

“Duke lene menjane aspektin financiar, duhet ta them qe eshte nje eksperience fantastike. Kujtoj si tani fjalet e babait tim qe thoshte gjithmone se nese ben presidentin e Interit mund te besh pa problem edhe presidentin e General Motors.”

“E thoshte sepse futbolli eshte i pameshirshem. Duhet te vendosesh ne pak kohe, shpesh here gjerat ndryshojne nga nje dite te tjetra menjehere. Por pa dyshim qe eshte nje eksperience qe do i uroja femijeve te mi.”

Mendoni se kampionati eshte gati te rifilloje?

“Mendoj sinqerisht qe jo. Sigurisht mund te me thone se i kane istrumentat per ta bere kete por une nuk e besoj. Duhet te perqendrohemi tek kampionati i radhes. Ky iku.”

Duke u rikthyer tek videot, besoj do keni pare ndonje ndeshje te Mbappe apo Haaland…

“Po, patjeter.”

Nese do te zgjidhnit vetem njerin prej tyre?

“Mbappe ka me shume klas por nese me lejon liri veprimi, do merrja Haaland. Me intrigon me shume sepse ta shoh teksa luan me jep ndjesine sikur leviz me veshtiresi por me pas eshte super i shpejte dhe shenon pa problem.”

“Imagjinoj qe do te behet akoma me i madh sapo te maturohet. Haaland me jep me shume kuriozitet, do te blija ate.”

Nje kuriozitet, po West Taribo ka qene me te vertete ashtu si e tregojne te gjithe?

“Konfirmoj gjithcka, absolutisht. Ai vinte dhe prezantohej ne zyren time i veshur si prift afrikan. I cmendur, por sa i forte ishte ne fushe ai. E si te gjithe te cmendurit, kishte nje zemer te madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.