Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

379 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Gjithcka ZYRTARE: edhe nje lojtar tjeter i Interit eshte infektuar me Covid19 ne kombetare!

E FUNDIT – Gjithcka ZYRTARE: edhe nje lojtar tjeter i Interit eshte infektuar me Covid19 ne kombetare!
Inter Club Staff

A do te kene ndonjehere fund lajmet e keqija ne kete periudhe per Interin? Me sa duket jo, sepse cdo dite qe kalon, del ne pah nje i ri.

Keshtu, vetem pak caste me pare, Federata Kroate e Futbollit ka lajmeruar nepermjet nje komunikate zyrtare se nje lojtar i Interit ka dale pozitiv me Covid19.

Behet fjale per Marcelo Brozovic, i cili me sa duket ka pasur shume kontakt te afert me lojtarin e infektuar te Kroacia, Vida.

Bashke me Brozovic, Federata Kroate e Futbollit ka lajmeruar se eshte infektuar edhe nje pjestar i stafit.

Nderkohe, komunikata zyrtare e Federates Kroate ka qene kjo: “Pas testit pozitiv te Domagoj Vida te merkuren en Stamboll, sot ne Stockholm, kombetarja Kroate ka bere teste te tjera per Covid19.”

“Rezultate kane treguar se kane dale pozitiv dy persona te tjere: Marcelo Brozovic dhe nje pjestar tjeter i stafit.”

“Te dy ata jane vendosur ne izolim total dhe larg nga skuadra. Klubi i Interit eshte lajmeruar menjehere per pozitivitetin e lojtarit, po ashtu edhe stafi mjekesor suedez.”

Nderkohe, per shume nuk do te jete dicka e cuditshme ky lajm: nje foto e Brozovic shume afer me Vida diten kur ai ka qene i infektuar ka qarkulluar prej ditesh ne internet, ku edhe Nainggolan kishte komentuar duke bere shaka me Brozovic “shume pozitiv po dukesh” poshte fotos.

Tashme Conte me siguri qe e ka humbur Brozovic per dy ndeshjet e para pas kombetareve: ate ndaj Torinos dhe ate ndaj Real Madrid.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.