Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

542 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Syte e Dragoit!

Syte e Dragoit!
Inter Club Staff

Lamtumirat nuk jane kurre te thjeshta. Vecanerisht kur behet fjale per ata qe e kane zemren zikalter. Ka ndodhur neper vite qe rruget tona me ato te beniaminve tane te shkonin ne fund, e te ndaheshin. Kemi pare te largohet Ronaldo per ne Madrid, Crespon per ne Londer, Veron qe kthehej ne shtepi ne Argjentine dhe shume e shume te tjere, por ky, pas Julio Cesar, eshte largimi i pare me zgjidhje kontrate qe na le te gjitheve nje shije te hidhur ne goje, dhe zemren te copetuar nga dhimbja e trishtimi.

Dejan Stankovic. Nje emer dhe nje mbiemer qe tashme eshte ne zemrat e cdo Interisti. Nje luftetar i lindur, sypatrembur, nje qe ne fushe nuk i ka munguar kurre impenjimi dhe dedikimi per fanellen. Gjithmone me shpirt neper dhembe duke luftuar. Ndermjet tij dhe Julio Cesar ka vetem nje ndryshim: Dejan ka perjetuar te gjithe ate qe do te thote te jesh Interist. Te vuash, te arrish deri afer finishit, e te biesh ne humnere, te cohesh perseri e te garosh papushim. Ndoshta keni degjuar shume histori kur lojtaret largohen, por kjo nuk eshte si gjithe te tjerat. Stankovic eshte emblema e zemres se Interit qe vetem pulson papushim. Ajo zemer qe te lejon te jetosh e te dashurosh Interin cdo dite e akoma me shume. Emblema e luftes kunder ‘te keqes se futbollit’ dhe qe ne jete me impenjim dhe force vullneti mund te behet gjitchka.

Nisi keshtu karriera e tij, me tranjerin e tij qe thoshte: “i vogel dhe pa talent”. Aty u pengua, dhe vendosi te behej nje gur i forte qe do ta kishin te pamundur ta thyenin. Vetem demtimet e ngadalesuan kohet e fundit, por kurre nje kriktike ne drejtim te tij persa i perket detyrave qe ka pasur. Gjithmone ne gatishmeri kur ka qene nevoja. Aty i palevizshem kur flitej per nje kalim te tij tek Juventusi. Ishte shum Interist per ta bere. Shume interist per te lene ti largohej mundesia te punonte me Mourinhon dhe te jetonte plotesisht endrren e tij qe do te realizohej dy vjet me pas. Ai ishte miku i Mancinit per te gjithe ata rreth Interit dhe ne te kundert, ka treguar se miqesia dhe profesionaliteti ne futboll jane dy vlera te ndara. Qe kryqezohen mes tyre por mund te marrin edhe rruge paralele qe nuk do te takohen me kurre. Kurre nje fjale pa vend dhe kurre nje polemike.
Ai ishte lojtari i golave te pamundur dhe te mrekullueshem. Si te mos e kujtojme gjuajtjen ne trekendesh ne derbi, apo te djathten fantastike kunder Chievos, gjuajtjen fluturimthi nga mesfusha kunder Genoas dhe ate kunder Schalke, qe ishte kombinimi perfekt i kordinimit, potences dhe teknikes. Ai ishte lojtari i pamundur te shkaterrohej. Dhe demtimet vetem sa i kane forcuar me shume karakterin.

Syte me te cilet zbriste ne fushe cdo te diel ishin ata te Dragoit. Syte e zjarrte me te cilet digjte kundershtaret. Vetem prezenca e tij ne fushe i garantonte siguri dhe karizem mesfushes zikalter. Eshte e veshtire te thuash lamtumire pas dhjete vitesh, por te jemi te sigurt se kjo e jona eshte vetem nje mirupafshim. Sepse kur je kaq interist sa te zgjidhesh nje kontrate qe te garanton miliona euro, kupton se mendimi i tij i vetem eshte e mira e skuadres. Dhe e imagjinojme me syte si tanet, plot me lot per te shkruar ate leter shume te bukur me te cilen lajmeron ndarjen nga fanella zikalter. Fanella qe ka qene e tij per 326 here.
326 here me emocione gjigande qe na i ka dedikuar me pare ne dhe pastaj vetes te tij.
Syte e Dragoit nuk harrohen ashtu si ai nuk do te harroje tanet cdo here qe ka shkelur barin e gjelber te San Siros

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.