Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

977 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA ANGLIA – “Ja kush eshte oferta e vertete e PSG per Hakimi: nje shifer e pabesueshme sepse…”

E FUNDIT NGA ANGLIA – “Ja kush eshte oferta e vertete e PSG per Hakimi: nje shifer e pabesueshme sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket emri i Achraf Hakimi eshte emri me i perfolur tek Interi ne keto ore per sa i perket merkatos.

Te gjitha mediat e shkruara diten e sotme u hapen me tituj per shitjen e Hakimit, por duket se shifrat jane larg asaj qe eshte thene ne mengjes.

Per shembull, La Gazzetta dello Sport ne mengjes shkruante se Interi eshte gati te shese lojtarin per nje shifr 60 milione euro.

Por kete piste me pas e hodhi poshte Gianluca Di Marzio qe tregoi se Beppe Marotta as nuk e dergon ndermend te shese Hakimin poshte 70 milione eurove.

Nderkohe, nje lajm tjeter i rendesishem ka ardhur ne keto minuta nga Anglia, ku ata kane treguar oferten qe sipas tyre eshte “oferta e vertete e PSG per Hakimi”.

“Achraf Hakimi eshte objektivi numer nje i Paris Saint Germain ne kete moment. Ata jane fiksuar me Champions League dhe mendojne se nje lojtar si ai do e coje e nje nivel tjeter skuadren pariziene.”

“Per kete arsye, Leonardo dhe sheiku i PSG jane gati te bejne nje cmenduri ne merkato per te arritur te marokeni.”

“Sipas informacioneve tona, oferta e vertete per Achraf Hakimi nga PSG tek Interi eshte nje shifer e pabesueshme: plot 80 milione paund (pra, rreth 85 milione euro).”

“Nje shifer shume e larte kjo dhe arsyeja e vetme pse Interi eshte gati ta shese lojtarin maroken qe quhej i pashitshem por secili e ka nje cmim sot. Sidomos gjate pandemise”, shkruan ne artikullin e saj, FootballJoe.

“Nderkohe, per sa i perket lojtarit, ai do te marre ne Paris pothuajse sa dyfishi i rroges qe ka aktualisht te Interi.”

“Mendohet se Paris Sint Germain i ka ofruar atij nje page ndermjet 8 dhe 9 milione euro pa bonuse. Me bonuse shkon edhe 1-2 milione euro me shume.”

“Jane shifra me te vertete te rendesishme, si per Interin, por edhe per lojtarin. Priten zhvillime shume shpejt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.