Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a do e thyeje sot Inzaghi “tabune” e madhe ne Europe? “Ai kurre ne tre vitet e fundit nuk ka marre nje…”

Inter, a do e thyeje sot Inzaghi “tabune” e madhe ne Europe? “Ai kurre ne tre vitet e fundit nuk ka marre nje…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi sot ne Plzen kunder Viktorias ka nje ndeshje shume te rendesishme, por do te zbrese ne fushe dhe me nje mision tjeter.

Ne fakt, sipas La Gazzetta dello Sport, ai do te tentoje qe te thyeje nje mallkim qe ne europe e ndjek prej tre sezonesh.

“Inzaghi eshte nje tranjer qe i pelqen te luaje hapur dhe gjithmone ka pasur guxim sa here ka vendosur skuadrat ne fushe”.

“Interi i vjetshem per shembull ka qene nje nga skuadrat me sulmuese te gjithe kampionatit, mbase me sulmuesja”.

“Por ne europe kjo gje nuk ka mjaftuar shume, sepse edhe ne sezonin e kaluar, Inter e nisi grupin ne Champions pa asnje fitore ne ndeshjet e para”.

“E ky eshte nje mallkim qe e ndjek Inzaghin qe te Lazio: ai ne tre sezonet e fundit kurre nuk i ka fituar dy ndeshjet e para ne europe”.

“Sot ndaj Viktorias do te luaje edhe per kete gje, sepse per Interin tre piket nuk duhet te diskutohen ne Doosan Arena”.

“Inter duhet te gjeje vazhdimesi, por nder te tjera, duhet qe te dergoje nje mesazh edhe per Barcelonen e pse jo, edhe per Bayern”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.