Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA KINA – “Ja cfare po ndodh me Suning. Interi ne shitje? E verteta eshte se ata po kerkojne…”

E FUNDIT NGA KINA – “Ja cfare po ndodh me Suning. Interi ne shitje? E verteta eshte se ata po kerkojne…”
Inter Club Staff

Gjithcka eshte shkruar ne nje artikull te revistes ekonomike kineze, Caixin, qe Corriere dello Sport e ka cituar diten e sotme.

“Cfare po ndodh me Suning? A eshte vertete Interi ne shitje?”, jane dy nga pyetjet qe shtrojne ata dhe me pas tentojne ti japin edhe pergjigje.

“Sipas te dhenave te fundit, grupi i familjes Zhang ka marre nje doze te rendesishme oksigjeni me 2,3 miliarde dollaret e marre pas shitjes se aksioneve te Suning.com, por ende asgje nuk eshte e sigurt.”

“Ekziston ende mundesia qe te behen sakrifica te tjera, dhe shume eshte folur edhe per sakrificen Inter. Por cfare po ndodh me ta?”

ang

“Per momentin, ashtu si eshte pare qarte, Zhang ka deshire qe te mos e leshoje klubin qe me aq shume mund e ka risjelle ne majat e Italise.”

“Per kete motiv, ata eshte e vertete qe po kerkojne nje te ardhme ndryshe per Interin ne nivel klubi, por po kerkojne partnere, jo bleres se shumices se aksioneve qe ata zoterojne.”

“Tratativa qe Suning po ben eshte per te garantuar 250 milione euro ne forme huaje. Ata po e bejne gjithcka per te pasur Interin ne stabilitet ekonomik duke qene se nga Kina nuk del dot asnje fond.”

“Per momentin dyshimi i vetem eshte nese Sunig ja del dot e vetme ne krye te Interit apo jo, sepse nevoja e tyre eshte nje partner”, shkruan Corriere dello Sport qe bazohet te shkrimi i Caixin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.