Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – Inter, ja si shkoi takimi i Zhang me skuadren! Behet me dije se Conte nuk ka…

E FUNDIT NGA SKY – Inter, ja si shkoi takimi i Zhang me skuadren! Behet me dije se Conte nuk ka…
Inter Club Staff

Ka pasur nje perballje te rendesishme, te drejteperdrejte, dhe ku eshte shpjeguar me detaje se ku qendron rreziku qe po kercenon Interin.

Keshtu, Steven Zhang, presidenti i Interit, eshte perballur me djemte zikalter diten e sotme ne Appiano Gentile.

Sipas asaj qe thote Sky Sport ne keto minuta, Zhang ka qene bashke me Beppe Marotten dhe Alessandro Antonellon.

Ata kane folur me skuadren per rreth 15 minuta duke i shpjeguar te gjithe veshtiresite qe Interi po kalon tani.

“Me sa duket ideja ka qene e thjeshte: per ti treguar lojtareve se cfare rreziqesh po i kanosen Interit ne kete moment.”

“Nuk eshte vetem nje problem i Interit, por i gjithe futbollit. Por ashtu si nuk eshte as faji i lojtareve, dhe as faji i klubit per kete situate.”

“Pandemine nuk e kishte parashikuar askush. Pikerisht per kete arsye, Zhang ka kerkuar mbi te gjitha qe klubi te kuptohet nga lojtaret.”

“Kerkesa eshte e qarte dhe e thjeshte: te hiqet dore nga dy muaj rroge per te miren e Interit. Nuk eshte folur nderkohe per premiot Skudeto, qe lojtaret do i marrin normalisht. Ne oret ne vazhdim priten edhe te reja ne lidhje me reagimin e lojtareve.”

“Nderkohe, bie ne sy mungesa e Contes. Tranjeri nuk eshte perfshire fare ne kete diskutim ndermjet skuadres dhe drejtuesve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.