Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SPANJA – “Po, gjithcka e vertete: Inter klubi i vetem qe ka hequr dore vertete nga Super League: ja detajet.”

E FUNDIT NGA SPANJA – “Po, gjithcka e vertete: Inter klubi i vetem qe ka hequr dore vertete nga Super League: ja detajet.”
Inter Club Staff

Nje rrufe ne qiell te hapur: nese mund te pershkruhet lajmi i ardhur dje ne mbremje nga Spanja per Interin dhe Super League, ky do te ishte pershkrimi i duhur.

Nderkohe qe diten e djeshme ka dale ne pah lajmi se Super League nuk ka vdekur dhe klubet jane gati te rikthehen ne te, po dje, ka dale nje lajm tjeter per sa i perket Interit.

Direkt nga Spanja ka ardhur nje lajm teper i papritur, per Interin si klubin e vetem qe ka braktisur Super League.

Por cfare ka ndodhur ne te vertete? Le ti marrim gjerat sipas radhes, per te shpjeguar me se miri situaten aktuale.

Diten e djeshme Agnelli ka deklaruar: “Keto 12 klube kane firmosur nje kontrate plot 120 faqe ne total.”

“Kjo kontrate ne kete moment eshte detyruese per 11 nga keto 12 klube”. Askush nuk e vuri re ne fillim, por pikerisht qe ketu fshihej dicka.

Po, sepse me sa duket, Inter ne ndryshim nga klubet e tjera, ka dashur te mbaje te hapur qe ne fillim nje klauzole largimi.

Steven Zhang me sa duket ka dashur qe te kete nje “kalim te sigurt” nese dicka shkonte keq me kete projekt.

Keshtu, nderkohe qe drejteusit e Super League thone se projekti nuk ka deshtuar, nga Spanja vine keto zera:

Arancha Rodriguez, gazetare shume e njohur e Tiempo de Juego, ka folur diten e djeshme pikerisht per Interin.

“I vetmi ekip nga gjithe Super League qe nuk e ka detyrimin te qendroje brenda projektit eshte Interi, klubi ne pronesine e Zhang.”

“Ata e kane te sigurt daljen nese duan sepse kane nje klauzole per kete. Interi eshte e vetmja skuader qe nuk do te paguante asnje shume parash nese largohet nga projekti.”

“Pse? Kjo per arsyen se Zhang kishte kerkuar dhe kishte arritur te merrte nje klauzole qe nese nje nga sponsorat nuk do te ishte dakord, ai do te kishte mundesine te nxirte Interin pa asnje penalitet.”

Ne pamje te pare duket si dicka e thjeshte por nuk eshte e tille. Zhang e ka pare situaten me largpamesi qe ne fillim dhe ka pasur kusht kete klauzole.

Ne kete moment, nese ndonje nga klubet e tjera deshiron te dale nga Super League duhet te paguaje miliona euro, ndryshe nga Interi qe ka kete klauzole.

Nuk dihet ende nese Interi do te qendroje neutrale pas daljes nga Super League apo nese do te mbaje anen e Bayern Munich.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.