Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

940 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Paris Saint-Germain ndryshon oferten per Hakimi? “Leonardo ka ofruar ne kembim edhe kartonin e…”

E FUNDIT – Paris Saint-Germain ndryshon oferten per Hakimi? “Leonardo ka ofruar ne kembim edhe kartonin e…”
Inter Club Staff

Chelsea dhe Paris Saint-Germain jane te dyja ne nje gare te forte per te siguruar sherbimet e Achraf Hakimi.

Ata kane filluar te bejne disa oferta te ndryshme ne drejtim te Interit duke tentuar qe te ulin kerkesat ekonomike te zikalterve.

Nderkohe qe deri me tani oferta me e rendesishme ka qene ajo e Paris Saint-Germain prej 60 milione eurosh, edhe Chelsea nuk eshte prapa.

Ata kane tentuar te bindin Interin me nje oferte duke ofruar ne kembim dy kartonat e lojtareve te tyre: Emerson Palmieri dhe Andreas Christensen.

Nje oferte kjo e hedhur poshte menjehere nga Interi qe per Hakimin deshiron vetem para dhe asnje lojtar ne kembim.

Por duket se edhe Paris Saint-Germain deshiron te ndjeke te njejten rruge si puna e Chelsea per Hakimin.

“Ne oret e fundit ata kane tentuar qe te ofrojne tek Interi kartonin e nje lojtari qe per Interin eshte nje njohje e vjeter.”

“Behet fjale per Leandro Paredes, qe nje vere me pare i ka thene po Interit ne rast te largimit te Brozovic, por ne ate kohe nuk u be asgje.”

“Gjithesesi, edhe pse Paredes do te vinte pa problem ne Milano, kesaj radhe jane zikalterit qe nuk e degjojne kete oferte.”

“Ata duan ne kembim per Hakimi vetem para dhe asnje lojtar. Marotta ka qene i qarte: cash, pa shkembime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.