Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Bergomi shume i ashper me Inzaghin: “Ka bere nje gabim te madh dje. Te isha une, kurre nuk do te…”

Beppe Bergomi shume i ashper me Inzaghin: “Ka bere nje gabim te madh dje. Te isha une, kurre nuk do te…”
Inter Club Staff

Prezent ne studiot e Sky Calcio Club, ish-lojtari zikalter Beppe Bergomi, ka folur per suksesin e Interit 3-2 ndaj Napolit.

Ai eshte treguar shume i ashper ndaj Inzaghit per sa i preket zevendesimeve qe tranjeri i Interit beri gjate ndeshjes.

“Eshte e vertete qe ky eshte takimi i pare qe interi ka fituar, por sipas meje edhe ne ndeshjet e tjera Inter nuk ka bere aspak keq.”

“Ne nivel loje, Interi ka qene gjithmone lart, kunder cdo kundershtari. Skuadra zikalter ka bere vertete shume mire.”

“Ndeshja zgjat 90 minuta dhe sipas meje Interi ne fund te ndeshjeve shkon pak ne veshtiresi. Kjo gje ndodhi edhe sot.”

“Nuk e di sa skuadra ne Itali bejne si Inteir, por Perisic dhe Darmian luajne si sulmues krahu, luajne shume lart.”

“Inter eshte nje skuader qe ka 5-6 lojtare gjithmone ne sulm. Sulmon me kaq shume lojtare. Por ka dicka qe nuk me pelqeu sot.”

“Mbase Inzaghi mund ta menaxhoje me mire situaten e zevendesimeve. Kur ndeshja ishte 3-1, Inzaghi mendoi se ka menduar direkt per ndeshjen e se merkures, por ky ka qene nje gabim.”

“Inter ka disa lojtare qe nuk mund te heqe dot dore ne asnje moment. Barella dhe Perisic jane dy lojtare qe Interi nuk duhet ti heqe kurre nga fusha, keshtu mendoj une.”

“Inter nderkohe ka bere nje ndeshje te madhe sot. E pergezoj per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.