Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

296 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E PABESUESHME – Deshton perfundimisht plani per San Siron e re? “Tashme Inter dhe Milan duan te largohen drejt…”

E PABESUESHME – Deshton perfundimisht plani per San Siron e re? “Tashme Inter dhe Milan duan te largohen drejt…”
Inter Club Staff

Me sa duket dicka e pabesueshme ka ndodhur ne oret e fundit: me te gjitha gjasat ka deshtuar perfundimisht projekti i San Siros se ri te Interit dhe Milanit.

Keshtu, eshte hedhur poshte hipoteza e projektit te perzgjedhur Populous, qe ishte imagjinuar te ndertohej ngjitur me Meazzen.

Debati publik i parashikuar ne ligj ka zgjatur me shume kohen e ndertimit dhe sipas asaj qe shpjegon sot La Gazzetta dello Sport, Inter dhe Milan tani duan te largohen fare nga San Siro.

Kush eshte ideja me e fundit? Edhe kete e shpejgon diten e sotme e perditshmja italiane e cila flet edhe per zonen e Sesto San Giovanni.

“Ajo qe eshte e sigurt eshte se Inter dhe Milan do te vazhdojne te ecin bashke. Eshte deshira e perbashket te realizohet nje stadium qe do te prese dy skuadrat e Milanos.”

“Qe prej tetorit te 2017 dy klubet kane qene kompakte ne pozicionin e tyre. Me pas, per kete kane nenshkruar edhe nje marreveshje ne 2018.”

“Projekti Populous qe u perzgjodh pak perpara Krishtlindjeve te kaluara duket se tashme nuk eshte me nje hipoteze sepse me debatin publik duhen studime te reja, nje projekt i ri dhe e perkthyer ne para, shume milione euro te tjera pa nisur ende punimet.”

“Per kete arsye Inter e Milan jane terhequr. Tani po shohin nje vend tjeter. Por San Siro nuk ka me asnje ekskluzivitet dhe mund te mbetet nje relike per tu shijuar si nje vend kujtimesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.