Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

307 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eder sulmon ashper Suning: “Vetem nese arrijne te shesin autobuzin e skuadres mbase mund te…”

Eder sulmon ashper Suning: “Vetem nese arrijne te shesin autobuzin e skuadres mbase mund te…”
Inter Club Staff

Ka ndodhur nje sulm shume i ashper nga ana e Eder Citadin Martins ne drejtim pronareve te ish-skuadres se tij, Jiangsu.

Ish-lojtari i Interit nuk ka perdorur fjale te buta ne daljen e tij publike diten e djeshme ku ka treguar edhe njehere tensionin qe ekziston mes paleve.

Italo-braziliani ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te Jiangsu Suning ne sezonin e kaluar dhe me golat e tij dergoi drejt suksesit kete skuader.

Fale tij, Jiangsu u shpall per here te pare kampione e Kines, dicka qe nuk kishte ndodhur kurre, por me sa duket edhe per here te fundit.

Kjo skuader nuk u regjistrua ne kete sezon ne Kampionatin Kinez, duke pushuar se ekzistuari njehere e mire.

Por kjo nuk i ka lene aspak nje shije te mire Eder, i cili diten e djeshme ka kryer nje sulm direkt nga Brazili per Suning.

“Shpresoj qe Suning te shese autobuzin te pakten qe te gjeje parate per te paguar rrogat tona. Shpresoj shume.”

“Vetem ne kete menyre ata mbase do te paguajne ate qe na kane borxh. Te shpresojme se bashku qe e ndodhe keshtu”, ka deklaruar ai me ironi.

Sipas pretendimit te tij, Suning i ka borxh disa premio per fitimin e kampionatit dhe disa rroga te prapambetura per aktivizimin e tij te Jiangsu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.